Por në këtë qendër po pretendohet se është bërë keqpërdorim i votave. Për çka, tashmë Prokuroria Themelore në Mitrovicë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë nisur hetime.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në këtë komunë, Valon Preteni, edhe sot ka konfirmuar se aktualisht janë duke mbledhur informacione për këto dyshime.

“Janë duke u grumbulluar informata lidhur me pretendime për keqpërdorim të votave në një lokacion në Shipol të Mitrovicës varësisht nga të gjeturat do të procedohet tutje…”, ka thënë Preteni.

Lidhur me këto pretendime, Nurie Hajdari, menaxhere e kësaj qendre, e cila është edhe drejtoreshë e shkollës, nuk ka pranuar të deklarohet.

Dyshimet për keqpërdorim të votave raportohet se janë ngritur pasi matjet e tri “Exit polleve” të publikuara pas mbylljes së qendrave të votimit, nuk u përputhën me ato të KQZ-së që u publikuan të dielën vonë.

Të tri “Exit pollet” e 12 tetorit e nxorën kandidatin PDK-së për kryetar të Mitrovicës së Jugut fitues të garës në rundin e parë të zgjedhjeve.

Këto “Exit polle” kanë vazhduar të nxisin reagime nga Vetëvendosje, të cilat pothuajse në të gjitha zgjedhjet e viteve të fundit në Kosovë janë publikuar pas orës 19:00, sikurse të dielën e 12 tetorit.

Megjithatë, Faton Peci, kandidat për kryetar të Mitrovicës së Jugut, sot ka shkruar se do të dorëzojë kallëzim penal ndaj disa gazetarëve e pronarëve të medieve, për siç tha ai, dyshimin e bazuar të cenimit të përcaktimit të lirë të votuesve.

“Gjatë fushatës zgjedhore, e veçanërisht gjatë ditës së zgjedhjeve, pa pritur, ashtu siç e përcakton Ligji për Zgjedhjet, të përfundojë procesi zgjedhor, disa “media” dhe individë të lidhur me grupe të jashtëligjshme interesi, gjatë tërë ditës kanë ndërmarrë veprime të sinkronizuara përmes shpifjeve, linçimeve, akuzave të rreme, numrave të manipuluar e duke kulmuar me publikimin e të ashtuquajturave “Exit polle” të paligjshme, që shumë shpejt u dëshmua që jo vetëm që nuk e pasqyrojnë aspak vullnetin real të votuesve në Mitrovicë, por madje qëndrojnë shumë larg”, ka shkruar Peci.

Sidoqoftë, duke iu referuar rezultateve preliminare të zgjedhjeve nga KQZ, kandidati i PDK-së, Arian Tahiri dhe ai i Vetëvendosjes, Faton Peci, do