Në këtë takim Kosovën e përfaqësoi Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, i shoqëruar nga zyrtarë dhe oficerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ministria njofton po ashtu se në këtë takim të radhës u diskutua për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Ukrainës dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve partnere në fushën e mbrojtjes.