Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, tha sot në Shkup se qëndrojnë plotësisht pas Maqedonisë së Veriut në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian.
“Mund të mbështeteni te ne. Hapi tjetër dhe i vetëm përpara hapjes së negociatave është i qartë: Duhet të bëni ndryshimin kushtetues të dakordësuar. Topi është në fushën tuaj. BE-ja është gati”, shkroi ajo në X.
“Ndërkohë, ne po e afrojmë vendin tuaj edhe më shumë me ne. Pikërisht për këtë është Plani i Rritjes!. Po hapim një antenë të Fabrikës së Inteligjencës Artificiale në Shkup. Po ju përfshijmë në Zonën e Vetme Evropiane të Pagesave. Dhe po disbursojmë 16 milionë euro falë reformave që keni ndërmarrë”, tha ajo.