Lista Serbe ka dorëzuar sërish një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, duke pretenduar se janë shkelur Kushtetuta, Rregullorja e Punës së Kuvendit, si dhe një aktgjykim i mëparshëm i Gjykatës Kushtetuese.
Në njoftimin e saj, Lista Serbe bën të ditur se ka kërkuar edhe vendosjen e një mase të përkohshme, me qëllim të ndalimit të veprimeve që i konsideron antikushtetuese dhe që, sipas tyre, mund të shkaktojnë dëme të pakthyeshme.
Kuvendi i Kosovës u konstituua më 10 tetor, me zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar nga radhët e komunitetit serb.
Zgjedhja e tij u bë pasi të nëntë deputetët e Listës Serbe, ndonëse u hodhën nga tri herë në votim, nuk morën votat e nevojshme.