By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rritje alarmante prej 116% e tentim vrasjeve gjatë vitit 2024, Shkupi kryeson listën e krimeve
November 6, 2025
VLEN triumfon në 10 komuna në Maqedoninë e Veriut – Kosova përgëzon suksesin demokratik!
November 6, 2025
Angelina Jolie në Ukrainë, vizita u ndërpre nga sirenat e rrezikut ajror: Siguria e çoi në një strehë
November 6, 2025
Nisin hetimet për email-et e rreme që po dërgohen në emër të Policisë
November 6, 2025
Institucionet serbe heshtin për rastin e Vukashinoviq, policia e Kosovës akuzoi Xhandarmërinë, dëshmitari i Milan Radoiciq
November 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mbahet seanca për ish-shefin e KEK-ut, dëshmon eksperti i tregut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Mbahet seanca për ish-shefin e KEK-ut, dëshmon eksperti i tregut
Lajme

Mbahet seanca për ish-shefin e KEK-ut, dëshmon eksperti i tregut

Kosova Times
Last updated: 2025/10/16 at 11:47 AM
Kosova Times Published October 16, 2025
Share
SHARE

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca e radhës gjyqësore për ish-kryeshefin e Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi. Në seancë po dëshmon Hasan Kerolli, ekspert i lartë për analiza të tregut dhe tregtim të energjisë në KEK.

 

Ai tregoi se përkundër që Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike u kishte kërkuar që të mos tregtonin energji elektrike me operatorë të pa licencuar , një gjë e tillë ishte bërë me kompaninë sllovene “Holding Slovenske Elektrane”.

Kerolli tha se pas ndalesës së ZRRE -së që të tregtohej me operator të pa licencuar u ishte drejtuar me email drejtorit operativ, kryeshefit Nagip Krasniqi e personave tjerë për të ditur se si të veprohej tutje. Ai potencoi se i ishte kërkuar që të vazhdonte njëjtë me tregtim, përfshirë edhe me operatorët e pa licencuar.

“Në dhjetor 2021 kemi bërë edhe blerjen e energjisë, qoftë për nevoja të KEK-ut, por edhe blerjen e energjisë për shërbim universal për KESCO-n, që ka ardhur me vendim nga Qeveria e Kosovës. Blerja ka filluar rreth datës 22 dhjetor, kemi vazhduar fillimisht deri më 10 janar 2022. Pastaj kemi blerë edhe më 21-22 janar. Pastaj KESCO e ka bërë importin e energjisë. Shitjen e energjisë varësisht kur kemi pasur teprica e bëjmë në baza ditore. Ne e kemi bërë me kompani që kanë qenë të regjistruara në Kosovë dhe kanë pasur licencë. Deri në vitin 2022 nuk kemi pasur ndonjë njoftim nga ZRRE që është e ndaluar, ka qenë e lejuar që të bëjmë tregtim me këto kompani. Në vitin 2022 Zyra për Tarifa dhe Çështje Rregullative e cila ka komunikim me ZRRE-në ka pranuar njoftimin që të ndërpresë tregtimin me kompanitë që nuk janë të regjistruara në Kosovë ose nuk kanë licencë. Pasi kemi pranuar njoftimin unë i jam drejtuar drejtorit operativ, i përfshirë në email ka qenë edhe Nagip Krasniqi e kolegë tjerë. Kam kërkuar se si të veprohet pas njoftimit nga ZRRE, pastaj kam marrë përgjigje nga Edmond Nulleshi që gjatë asaj kohe për çështje të tregtimit ka qenë duke e zëvendësuar Luigj Imerin. Na ka udhëzuar që me vazhdua tregtimin me gjitha kompanitë deri në një njoftim të radhës”, ka deklaruar ai.

Krasniqi po dyshohet se i ka shkaktuar KEK-ut dëm mbi 3.2 milionë euro dhe mbi 500 mijë euro shmangie tatimore në dëm të Kosovës.

Aktakuza thotë se Krasniqi në cilësinë e kryeshefit të KEK-ut nga 15 tetori me qëllim që operatorit ekonomik “Holding Slovenske Elektrane” SE nga Sllovenia t’ia mundësojë tregtimin e energjisë në Kosovë, në kundërshtim me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe atë për Rregullatorin e Energjisë, kishte nënshkruar kontrata si dhe kishte vazhduar tregtimin me këtë operator edhe pse ishte në dijeni se nuk mund të tregtohej me të pasi nuk i njihej licenca nga ZRRE.

You Might Also Like

Rritje alarmante prej 116% e tentim vrasjeve gjatë vitit 2024, Shkupi kryeson listën e krimeve

VLEN triumfon në 10 komuna në Maqedoninë e Veriut – Kosova përgëzon suksesin demokratik!

Nisin hetimet për email-et e rreme që po dërgohen në emër të Policisë

RTK në krizë, punëtorët protestojnë për pagat

Kapet burri me të cilin bashkëjetoi 15-vjeçarja që u raportua e zhdukur në Prizren

Kosova Times October 16, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Shpërthimi para një sinagoge në Francë nuk ishte i rastësishëm: “Ata donin të vrisnin hebrenjtë”

Kosova Times Kosova Times August 24, 2024
PDK e AAK konfirmojnë se do të shkojnë në takimin me presidenten Osmani
Policia arreston një person në Prishtinë, posedonte substanca narkotike
Dy të vdekur nga Covid-19, 10 të shtrirë, Vishaj: Situata nën kontroll
Axhenda nderkombetare
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?