Në një postim në ‘X’, ajo ka theksuar se Kosova dhe Gjermania do të vazhdojnë të forcojnë partneritetin e tyre të bazuar në demokraci dhe vlera të përbashkëta evropiane.

“35 vjet të bashkimit gjerman dhe rreth 35 orë që kur ambasadori Rainer Rudolph paraqiti letrat kredenciale në Kosovë. Sot festojmë ribashkimin e Gjermanisë dhe mirëpresim përzemërsisht ambasadorin, ndërsa vazhdojmë të forcojmë partneritetin tonë të bazuar në demokraci dhe vlera të përbashkëta evropiane”, ka shkruar Rizvanolli.