Lajmi është bërë i ditur nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Sipas saj, rruga do të jetë pa pagesë nga ora 09:00 e datës 17 tetor, deri në orën 09:00 të datës 18 tetor.

“Rruga e Kombit pa pagesë në datë 17 tetor. ‘Liria ka emër – Drejtësi për çlirimtarët’. Bashkohemi në Tiranë për drejtësi, dinjitet dhe të vërtetën e luftës çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Balluku.

Ky vendim vjen në kuadër të thirrjeve për pjesëmarrje masive në protestën gjithëkombëtare, e cila synon të shprehë solidaritet dhe kërkesë për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.

Protesta pritet të nisë në orën 17:00 dhe do të marrin pjesë figura të rëndësishme publike, si ish-presidenti Alfred Moisiu dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Gjithashtu, në mbështetje të protestës do të jenë të pranishëm edhe përfaqësues të universiteteve, tifozët “Kuq e Zi”, si dhe shumë qytetarë e shoqata nga Kosova dhe Shqipëria.