Një zjarr i madh ka përfshirë një depo të materialit ndërtimor në afërsi të stacionit hekurudhor në Pejë.
Ekipet e zjarrfikësve janë duke e bërë të pamundurën për të lokalizuar vatrën e zjarrit. Në vendngjarje janë edhe njësitet policore nga rajoni i Pejës.
Sipas informatave të para në vendngjarje, nuk ka të lënduar, por dëmet materiale vërehet se mund të jenë të mëdha.