Sipas aktgjykimit të shpallur nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Shabi Idrizi, pas administrimit të provave dhe shqyrtimit gjyqësor, u vërtetua se i pandehuri ka kryer këto vepra penale në vazhdimësi.

“Ai u shpall fajtor për veprën  penale “Sulm seksual” (neni 229, paragrafi 6 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 77 të KPRK-së), iu shqiptua 10 vite burgim dhe për “Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare” (neni 235, paragrafi 1 pika 1.3 lidhur me nenin 81 të KPRK-së), iu shqiptua 4 vite burgim”, thuhet në  njoftim .

Tutje bëhet e ditur se të akuzuarit iu shqiptua një dënim unik prej 13 vjetësh burgim, në të cilin do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Ky dënim do të ekzekutohet pas hyrjes në fuqi të aktgjykimit.

Sipas aktakuzës, K.S. ka kryer veprime të ndaluara seksuale ndaj dy të miturave të moshës 12 dhe 14 vjeçare, në periudha të ndryshme kohore gjatë viteve 2012–2013 dhe 2018–2022, duke shfrytëzuar moshën e tyre dhe rrethana të pafavorshme për viktimat.

Gjykata ka vendosur vazhdimin e paraburgimit ndaj të pandehurit deri në momentin kur aktgjykimi të marrë formën e prerë, por jo më gjatë se koha e dënimit të shqiptuar, në përputhje me nenin 366 paragrafi 1 pika 1.1 të KPRK-së.