Sipas aktakuzës, më 15 tetor 2025, rreth orës 17:20, në fshatin Biti e Epërme të komunës së Shtërpcës, i pandehuri dyshohet se, pas një mosmarrëveshjeje rreth rrugës pranë shtëpisë së të dëmtuarit I.S., ka hyrë në pronën e tij me automjet dhe e ka kanosur seriozisht me fjalët “Ti po lypshe me të myt, o të mys apo don me ditë”.

Këto veprime, sipas Prokurorisë, janë bërë me qëllim të frikësimit dhe shkaktimit të ankthit tek i dëmtuari, i cili si pasojë ka ndier frikë dhe pasiguri.

Prokurori i çështjes i ka propozuar Gjykatës që, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet në përputhje me ligjin.