By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 24, 2026
Gazetari vullnetar serb : Nga dëshmitar i dhunës në pjesëmarrës të saj
January 23, 2026
Ideologu i Kremlinit prezenton vizionet e nje Rusie ideale
January 23, 2026
Moti në vikend, kryesisht i vranët me riga shiu e temperatura të ulëta
January 23, 2026
Ministri iranian fyen ashpër Zelenskyn, thotë: “Ndryshe nga ju, ne nuk kërkojmë ndihmë nga të huajt”
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Forumi i investimeve Shqipëri-Turqi, në fokus katër sektorë strategjikë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Forumi i investimeve Shqipëri-Turqi, në fokus katër sektorë strategjikë
EkonomiLajme

Forumi i investimeve Shqipëri-Turqi, në fokus katër sektorë strategjikë

Kosova Times
Last updated: 2025/10/17 at 10:10 AM
Kosova Times Published October 17, 2025
Share
SHARE

Tirana mirëpret sot forumin më të madh të investimeve Shqipëri-Turqi 2025, një ndër ngjarjet ekonomike më të rëndësishme të vitit, i cili organizohet nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) në bashkëpunim me MÜSİAD Albania, në ambientet e Pallatit të Kongreseve.

Ky forum i nivelit të lartë pritet të mbledhë mbi 1500 pjesëmarrës nga të dy vendet, përfshirë përfaqësues të lartë qeveritarë, investitorë, sipërmarrës dhe aktorë të zhvillimit ekonomik, me qëllim forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe nxitjen e investimeve të ndërsjella.

Në hapje të aktivitetit pritet të marrin pjesë kryeministri Edi Rama dhe zëvendëspresidenti i Turqisë, Cevdet Yilmaz, të shoqëruar nga ministra dhe përfaqësues të institucioneve publike dhe private.

Fokusi i forumit do të jetë në katër sektorë strategjikë me potencial të lartë zhvillimi, përkatësisht ndërtimi, teknologjia e informacionit dhe komunikimit, turizmi dhe bujqësia së bashku me industrinë ushqimore.

Aktiviteti do të shoqërohet me panele tematike, diskutime interaktive dhe takime të drejtpërdrejta “business to business” dhe “business to government”, që synojnë të krijojnë mundësi konkrete për bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash midis bizneseve dhe institucioneve.

Marrëdhëniet tregtare mes Shqipërisë dhe Turqisë kanë njohur një intensifikim të ndjeshëm gjatë viteve të fundit.

Gjatë vitit 2024, importet nga Turqia u rritën me 14%, duke arritur në 96,6 miliardë lekë, ndërsa për shtatëmujorin e parë të këtij viti ato janë llogaritur në 50,8 miliardë lekë.

Në të njëjtën kohë, eksportet shqiptare drejt Turqisë në vitin 2024 arritën në 4,8 miliardë lekë, ndërsa gjatë periudhës janar-korrik 2025, janë eksportuar mallra me vlerë 2,7 miliardë lekë.

Në Shqipëri janë të pranishme aktualisht 658 kompani me pronësi turke dhe 80 të tjera me kapital të përbashkët, të shpërndara në pothuajse të gjitha qarqet e vendit.

Tirana mban përqindjen më të lartë të këtyre investimeve me 82% të kompanive turke të vendosura në këtë qark, pasuar nga Durrësi me 6% dhe Fieri me 3%.

Prania e këtyre bizneseve është tregues i një interesi në rritje nga ana e investitorëve turq për tregun shqiptar dhe forcon më tej lidhjet ekonomike mes dy vendeve./ata

You Might Also Like

Liberalizimi i energjisë rriten kostot për bizneset, ndikim edhe te çmimet

INSTAT: Mbi 12.4 milionë vizitorë të huaj gjatë vitit 2025 në Shqipëri

Glaze Bourbon: glazura perfekte për marinadë

Rosë në letër pergameni me gështenja, konjak dhe portokall

Kokteje për mbrëmjet e ftohta

Kosova Times October 17, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Mustafi: Raporti i BE-së konstaton se Serbia e Vuçeviqit me hapa prapa

Kosova Times Kosova Times July 29, 2024
Policia shqiptoi 2117 gjoba në trafik për 24 orë
Komuna e Prishtinës krijon aplikacion për përmirësimin e infrastrukturës
Rusia nën Putinin doli të ishte lider botëror në numrin e helmimeve politike
Çitaku për ndarjen e 100 eurove për studentët:Abuzim me taksat e qytetarëve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?