By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shqipëria renditet në pozitë të lartë për pushimet më të lira për vitin 2026
January 8, 2026
Horoskopi ditor për 8 janar
January 8, 2026
Trump tërheq Amerikën nga 66 organizata ndërkombëtare
January 7, 2026
Detaje të reja kanë mbërritur në lidhje me tankerin që u bastis nga amerikanët
January 7, 2026
Balluku: Operimet në aeroportin e Rinasit vijojnë normalisht
January 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gucati: Proceset në Hagë të njëanshme dhe të padrejta, do mbrojmë të vërtetën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Gucati: Proceset në Hagë të njëanshme dhe të padrejta, do mbrojmë të vërtetën
Lajme

Gucati: Proceset në Hagë të njëanshme dhe të padrejta, do mbrojmë të vërtetën

Kosova Times
Last updated: 2025/10/17 at 6:14 PM
Kosova Times Published October 17, 2025
Share
SHARE

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati u shpreh sot nga sheshi “Skënderbej” në Tiranë, se “proceset që po bëhen në Hagë janë të njëanshme dhe të padrejta”.

Gjatë protestës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë, Gucati u shpreh se “ne sot po protestojmë për të ngritur zërin për drejtësi”.

“Jemi këtu për të mbrojtur luftën e e shenjtë të UÇK-së, për të mbrojtur gjakun e derdhur për liri dhe për të mbrojtur nderin e çlirimtarëve tanë. UÇK nuk ka nevojë të dëshmojë se ka qenë ushtri çlirimtare. Këtë e ka dëshmuar historia, populli, varret e dëshmorëve dhe ndërkombëtarët. Bota mbarë pa me sytë e vetë krimet serbe në Kosovë”, tha ai.

Gucati u shpreh se “sot përmes kësaj gjykate të padrejtë, po mundohen të barazojnë viktimën me xhelatin”.

“Duan të njollosin luftën tonë të shenjtë, por ne nuk do ta lejojmë dhe nuk do ta pranojmë të përdhoset emri i komandantëve tanë”, u shpreh ai.

Gucati theksoi se “kjo protestë nuk ka lidhej me politikën por është protestë e popullit shqiptar”.

“Ne nuk po kërkojmë mëshirë, po kërkojmë drejtësi para ligjit dhe para historisë. Tirana sot është kryeqyteti i të gjithë shqiptarëve. Sot nga këtu po i themi botës: Kosova ka luftuar për liri, nuk ishin kriminelë por bijtë tanë të këtij kombi që dhanë gjithçka për atdhe”, u shpreh ai.

Ndaj, vijoi Gucati, “ne deklarojmë sot se Gjykata Speciale ka humbur çdo besim te shqiptarët”.

“Proceset që po bëhen në Hagë janë të njëanshme dhe të padrejta. Kjo protestë është thirrja e ndërgjegjes sonë kombëtare. Drejtësia e vërtetë nuk ka frikë nga e vërteta dhe ne jemi këtu për ta mbrojtur”, u shpreh Gucati.

Protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë nisi pasditen e sotme në sheshin “Skënderbej në Tiranë”, ku mijëra qytetarë nga trojet shqipfolëse dhe diaspora nderuan sakrificat e ushtarëve dhe krerëve të UÇK-së, lufta e të cilëve solli lirinë dhe pavarësinë e Kosovës me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë.

You Might Also Like

Balluku: Operimet në aeroportin e Rinasit vijojnë normalisht

Bajrami: Të sigurohen fonde emergjente dhe ndihmë për qytetarët

Kurti: Natë kritike për qarkullim, shmangni lëvizjet e panevojshme

Kurti merr mbi 400 mijë vota në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Drenasi dhe Skenderaj në gjendje të vështirë pas reshjeve

Kosova Times October 17, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Vizita e Von der Leyen, ndërprerje e përkohshme e qarkullimit në trafik

Kosova Times Kosova Times October 26, 2024
Haxhiu thotë se serbët e arrestuar kanë lidhje me sulmuesit e Banjskës
Shpërrthen në lot në gjykatë pasi merr vesh se e fejuara dhe fëmija ikanë vdekur
Korona godet sërish rajonin: Eris dhe Fornix kanë mbërritur, ja përgjigjet e pyetjeve kryesore në lidhje me variantet e reja
Supremja shfuqizon dispozita të Statutit dhe të Rregullores së UP-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?