Para profesorëve, Isa Blumin nga Universiteti i Stokholmit dhe Rebecca Bryant nga Universiteti i Utrechtit, si dhe studiuesve të tjerë, drejtori ekzekutiv, Atdhe Hetemi, prezantoi punën dhe misionin e IKKL-së.

Bëhet e ditur se mysafirët kanë pasur mundësinë të vizitonin arkivin e Institutit dhe të njiheshin nga afër me materialet dhe proceset e punës kërkimore.

“Në përmbyllje, profesorët u ftuan që të inkurajojnë studentët e doktoratës nga universitetet e tyre të vizitojnë IKKL-në dhe të shfrytëzojnë fondin arkivor për kërkime shkencore, duke thelluar kështu bashkëpunimin ndërkombëtar në fushat e drejtësisë tranzicionale, krimeve të luftës dhe kujtesës historike”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, profesorët e studiuesit u ftuan që të marrin pjesë në Konferencën Shkencore të IKKL-së, e cila do të mbahet në shkurt të vitit 2026.