Në këtë konferencë kanë marrë pjesë përfaqësues nga shtete të ndryshme si: Shqipëria, Anglia, Belgjika, Gjermania, Portugalia, Çekia, Turqia, Kroacia, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Gjithashtu pjesë e konferencës janë edhe përfaqësues nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe një numër i konsiderueshëm i punonjësve nga Drejtoria për Hetime të Brendshme të PK-së.

Në kuadër të konferencës u diskutua  për  rolin e mediave, rrjeteve sociale dhe opinionit publik, mekanizmat e ndikimit në hetimet disiplinore, roli i teknologjisë  si dhe përfitimet potenciale  të ndikimit me qëllim të përmirësimit të  sistemit, veprimeve policore dhe  ngritjes se imazhit te organizatës.