Kreu në detyrë i qeverisë ka thënë se kjo është ekspozitë mbi rrëfimin e grave dhe vajzave që kanë mbajtur mbi supe historinë e vendit.

“Fotografitë e viteve ‘90 që na flasin për dhembjen e dinjitetin e qëndresës. Atë fuqi të tyre keni mundësi që edhe sonte përmes fotografive, porsi dokumentar ta shihni prej orës 19:00 deri në 23:00, në Kino Armata, në Prishtinë. Mbështetja institucionale për ngjarjet që ruajnë historinë do të vazhdojë, sepse kujtesa kolektive është përgjegjësi e përbashkët”, ka shkruar Kurti.

Më herët, ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku shkroi se cikli me fotografi, që përfshinë një periudhë të gjatë të karrierës së Afrim Hajrullahut, është dëshmi e qëndresës dhe rezistencës së popullit, që tregohet përmes figurës së gruas.