“Sot, ky shesh frymon me gjakun dhe nderin e të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë tonë!” dhe ka theksuar se sheshi ishte “zemra e kombit që rrah me një ritëm të vetëm: ritmin e dinjitetit, të kujtesës dhe të krenarisë”, ka shkruar Rama.

Ai ka nënvizuar respektin për luftëtarët e UÇK-së dhe sakrificën e tyre për kombin. “Në këtë shesh, përkulemi me mirënjohje para atyre që rrokën pushkën për nder, për tokë, për gjuhë”, ka potencuar kreu i Prishtinës.

Rama ka theksuar drejtësinë e luftës së UÇK-së dhe rëndësinë e gjakut të djemve e vajzave të saj për shtetin e Kosovës. “Se lufta jonë ishte e drejtë, e pastër, çlirimtare! Se gjaku i djemve e vajzave të UÇK-së është themel i shtetit të Kosovës dhe forca e gjallë e qenies shqiptare në Ballkan”, ka shkruar ai.

Ai mes tjerash ka bërë thirrje që kjo ditë të shërbejë si një betim i ri kombëtar, duke kujtuar sakrificën dhe drejtësinë.

“Nga ky shesh, le të ngrihet një zë i vetëm: Nder për luftëtarët e lirisë! Krenari për bijtë e kombit! Drejtësi për çlirimtarët! Tirana, Prishtina, Shkupi, Ulqini, Presheva, diaspora janë sot një trup, një zemër, një flamur Asnjë mur, asnjë pengesë, asnjë proces s’ka forcë me nda atë që u lidh me gjak e me besë”, ka shkruar Rama.