Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se vendi ynë do të karakterizohet sot nga mot kryesisht i vranët, me mundësi për reshje të dobëta shiu në disa rajone.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 dhe 6°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 13 deri në 16°C, varësisht nga zona gjeografike.
Era do të fryjë me intensitet të lehtë deri mesatar, kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit, duke ndikuar në një ndjesi të freskët të motit gjatë ditës.