Rasti i parë është regjistruar në Prishtinë, ku një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj pas një mosmarrëveshjeje. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari ndodhet në arrati. Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Një tjetër rast është raportuar në komunën e Klinës, ku një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht motrën e tij pas një konflikti verbal. Viktima ka marrë ndihmë mjekësore, ndërsa i dyshuari është ndaluar në mbajtje me vendim të prokurorit pas intervistimit nga organet e rendit.

Ndërkohë, në Malishevë, është raportuar një rast i rëndë i dyshimit për dhunim ndaj një të miture. Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe me urdhër të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Hetimet për këtë rast janë duke vazhduar, ndërsa viktima po trajtohet nga institucionet përkatëse.