By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump konfirmoi spekulimet: ‘Ne kemi armë që askush tjetër nuk i di!’
January 22, 2026
‘Përdorni ato lodra seksi, kanë ngrohje’: E fejuara e ish-ministrit të jashtëm ukrainas tronditi qytetarët duke ngrirë
January 22, 2026
Policia parandaloi një sulm ndaj aeroplanit privat të Kancelarit Merz
January 22, 2026
“Kjo është Spanja e vërtetë”: Një udhëtim në një nga fshatrat më të bukura që jeton siç jetonte 50 vjet më parë
January 22, 2026
Osmani: Familja Jashari nuk u dorëzua kurrë, Prekazi është altari i lirisë
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nje shkrim briliant: “Dashuria e njëjtë e shokut tim të fëminisë në aliazhin gjuhësor të tij”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Nje shkrim briliant: “Dashuria e njëjtë e shokut tim të fëminisë në aliazhin gjuhësor të tij”
KulturëLajme

Nje shkrim briliant: “Dashuria e njëjtë e shokut tim të fëminisë në aliazhin gjuhësor të tij”

Kosova Times
Last updated: 2025/10/19 at 10:26 PM
Kosova Times Published October 19, 2025
Share
SHARE

Aleksandër Çipa

Ne lindëm në të njëjtën lagje me emrin aq shumë përshtypjebërës Stefanel, në Himarë.
Qëndronim përditmërisht bashkë, deri në klasën e tetë. Shpesh ngatërroheshin fjalë të tij, por nuk ngatërrohej gjuha jonë.
Ai fliste atëhere dy gjuhë të cunguara.
Edhe shqipen me shumë mungesa, edhe greqishten me më shumë padijeni. Kishte fjalorin më të kursyer në të dy gjuhët. Më ngacmonte që unë dija aq mirë shqipen time dhe nuk kuptoja as modestisht, më të përgjithshmet fjalë të greqishtes.
Kaluan aq vite dhe unë i mësova të gjitha fjalët e greqishtes që dinte ai. Ai e kishte kapur gjithë shqipen për shkak të arsimimit dhe për shkak të komunikimit tonë të përbashkët deri në klasën e tetë të shkollës në Spile.
E doja, e dua dhe do ta dua si himariotin tim.
Shumë zemër dhe shpirtgjerë është. I vecantë!
Kishim 25 vite pa u takuar.
Ai prej ‘91 e deri më sot, u end nëpër Greqi, mandej disa vite në Gjermani e tashmë, prej 15 vitesh në SHBA…
U rrokëm si në sinqeritetin e fëminisë sonë në Stefanel, në Shpellën e Odiseut, në Lagjen Fushë, në Sfaio, në Konopica dhe sidomos në gjiret e Llamanit, Livadhit, Marac dhe në Spile…. Një mall i bukur mesoburrash!!!
U ulëm dhe ndenjëm më shumë se dy orë në të njëjtën tavolinë.
Unë me shqipen time dhe ai kalonte njëjtësisht sa nga shqipja, në greqishten e paplotë dhe herë pas here hidhte si kajmak nga një fjalë anglisht.
As që kishte ndërmend të mendonte për cilësinë dhe sidomos ngërcin e pacilësisë së gjuhëve që përdorte në bisedën tonë…
Unë edhe për shkak të profesionit, fiksoja cdo gjymtim ligjërimor të tij që shtonte aliazhin e fjalëve shqip-greqisht-anglisht. Herë pas here e ndiente se nuk e gjente fjalën dhe shtonte versionin e saj në anglisht, herë pas here dhe në greqisht dhe më pak herë në shqip. Dukej që e kishte shmangur dhe fshehur në përdorim shqipen nëpër botë.
Gjuhët, si mjeti për të mishëruar ligjërim dhe bashkëbisedim; kujtesën, mallin, rrëfimin, të shkuarën dhe lidhjen tonë si bashkëqytetas nga Bregu i Detit dhe Himara, ktheheshin në atë bisedë si mjete me aq mangësi, me aq diferencë dhe sidomos me aq ndryshueshmëri mes bijve të të njëjtit vis.
Unë meditoja për shqipen time, (që e dua, o Zot sa e dua!!!)! … dhe …
Gjuhët e tij, ato të fëminisë dhe këto të rritjes, të cilat artikuloheshin dhe ndiheshin aq varfër e më varfër, në gojën e tij…
Në mendjen time vijon ende të mbetet qasja e një refleksioni antropogjuhësor se si: Njerëzia nga i njëjti vis mund të mërgojë në këtë mënyrë dhe ndërsa mbeten të njëjta miqësia, jeta e shkuar, përkatësia entitare, por mund të tëhuajen dhe bëhen diametralisht të ndryshme, elementet unike të identitetit të tyre, sikundër gjuha….?!(?!?)
I shtrenjti bashkëlagjasi i fëminisë sime u nis sërish për në USA duke më përqafuar me aq mall dhe duke m’u ngatërruar për formulimin e lamtumirës, në aliazhin e gjuhëve të paplota që përdor, tash e sa kohë….
Unë lehtësisht i thashë: Mirëupafshim, i shtrenjti i fëminisë sime!!!!

You Might Also Like

Shpallen nominimet për Oscar 2026, “Sinners” kryeson me 16 nominime

Elena Gjika, `ambasadorja` e çështjes shqiptare

Heidi Klum në një edicion sfidues: Në premierën e filmit, ajo pozoi me një veshje transparente

Çeku: Përfundon restaurimi i shtëpisë tradicionale të familjes Rrustemi

Brooklyn, djali më i madh i Davidit dhe Victorias, i akuzoi ata për mungesë respekti ndaj gruas së tij

Kosova Times October 19, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ukrainasit me dronë godasin një objekt industrial ne Rusi

Kosova Times Kosova Times February 11, 2025
Kelmendi dhe Murtezaj bisedojnë për standardizimin e procedurave të veprimit në rastet penale
U gjetën shtatë trupa emigrantësh që u mbytën në Drina ndërsa po përpiqeshin të kalonin në BiH
Dixhitalizimi i Mikpritjes: Si e Personalizon Përvojën e Klientit AV-mbi-IP?
Krasniqi: Kosova ka shënuar ulje të numrit të aksidenteve në trafik rrugor
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?