Karvani i motoçiklistëve u nis para katër ditësh për në Hagë, në kuadër të platformës “Liria ka Emër”, duke parakaluar nëpër qytete të ndryshme të Evropës, me moton “Drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Ismajl Tasholli nga platforma “Liria ka Emër”, ka thënë se ky karvan nuk është vetëm një udhëtim me motorë, por një zë i fuqishëm për lirinë, një thirrje për drejtësinë dhe një kujtesë që sakrificat tona nuk harrohen. Kujtojmë që protesta në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë organizuar edhe në Prishtinë, Tiranë e Hagë.