Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari ka zhvilluar takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
FSK-ja thotë se gjatë këtij takimi u diskutua edhe për zhvillimin e deritanishëm të FSK-së, planifikimet për të ardhmen si dhe për synimet e avancimit të marrëdhënieve bilaterale ushtarake ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës.
“Fillimisht, Gjeneral Jashari e falënderoi Ambasadorin Hargreaves për kontributin e tij në përkushtimin dhe mbështetjen strategjike të treguar për zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për zhvillimin e deritanishëm të FSK-së, planifikimet për të ardhmen si dhe për synimet e avancimit të marrëdhënieve bilaterale ushtarake ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës. Në fund të takimit ambasadori Hargreaves falënderoi Gjeneral Jasharin për profesionalizmin e treguar në udhëheqjen e FSK-së. Kurse Gjeneral Jashari falënderoi ambasadorin Hargreaves për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar ka dhënë në zhvillimin dhe avancimin e FSK-së gjatë të gjitha fazave të ngritjes së saj”, thuhet n ë njoftimin e FSK-së rreth këtij takim i të Jasharit me diplomatin nga Mbretëria e bashkuar.