Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit me gjigantin e telekomunikimit Ericsson, me të cilin Kosova ka bashkëpunuar në modernizimin e rrjetit kombëtar dhe në mbulimin e gjithë territorit me rrjetin 4G dhe 5G, njofton Zyra e Kryeministrit.

Palët biseduan gjithashtu për mundësitë e investimeve të ardhshme në fushën e telekomunikacionit, sektor ku Ericsson ka zhvilluar me sukses projekte në shumë shtete evropiane.

Bëhet e diture se Kurti i falënderoi përfaqësuesit për vizitën dhe bashkëbisedimin, duke vlerësuar kontributin e tyre në zhvillimin teknologjik të vendit.

Në delegacionin e kompanisë ishte edhe Florijeta Mulolli, nga Kosova, ish-këshilltare e Drejtorit Ekzekutiv të Ericsson dhe aktualisht Drejtore e Lartë e Llogarive në këtë kompani.