By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
YIHR KS: Ligjërata rreth Speciales me lejen e shkollës
January 23, 2026
Shërbimi Korrektues i Kosovës: Rreth 800 shtretër të lirë në burgje
January 23, 2026
BE përshëndet Planin Strategjik të KGJK-së: Prioritet mbrojtja e gazetarëve
January 23, 2026
Keqpërdorim i votave, kryeprokurori Kryeziu e Policia mbajnë konferencë
January 23, 2026
Jashari priti shefen e Veteranëve të SHBA-së, temë thellimi i bashkëpunimit
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Media spanjolle “OKdiario”: Shqipëria, destinacioni evropian për vitin 2025
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Turizëm > Media spanjolle “OKdiario”: Shqipëria, destinacioni evropian për vitin 2025
Turizëm

Media spanjolle “OKdiario”: Shqipëria, destinacioni evropian për vitin 2025

Kosova Times
Last updated: 2025/10/20 at 8:22 AM
Kosova Times Published October 20, 2025
Share
SHARE

Shqipëria, një nga sekretet më të ruajtura të Evropës, është shndërruar në një nga destinacionet e preferuara të turistëve në vitin 2025, veçanërisht për ata që kërkojnë një vend të përballueshëm, shkruan Janire Manzanas në revistën spanjolle “OKdiario”.

I mbushur me bukuri natyrore mahnitëse, ky vend ofron një kulturë dhe histori unike, si dhe një vijë bregdetare që rivalizon plazhet më idilike të botës.

Ajo që vërtet e dallon Shqipërinë është statusi i saj si një thesar i paeksploruar në kontinentin evropian, gjë që e mban atë një destinacion evropian të përballueshëm.

Vizitorët mund të shijojnë një birrë vendase për vetëm 1 euro dhe të shijojnë vakte të shijshme për 12 euro. Shqipëria ofron një mundësi të parezistueshme për turistët me buxhet të kufizuar.

Shqipëria është aktualisht një destinacion turistik i përballueshëm dhe tërheqës nëse doni të shijoni pushime me çmime të lira pa kompromentuar cilësinë e përvojës suaj.

Vlen të përmendet se në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, çmimet priren të jenë më të larta krahasuar me rajone të tjera të vendit, siç është Riviera piktoreske Shqiptare.

Lidhur me akomodimin, dhomat në një shtëpi lokale kushtojnë midis 10 dhe 20 euro nata.

Hotelet janë gjithashtu shumë të përballueshme, me opsione që fillojnë nga 25 euro nata.

Ndërsa, kostoja e një pjate kryesore në një restorant lokal është zakonisht midis 5 dhe 10 euro, ndërsa një birrë në një bar mund të kushtojë midis 1 deri në 2 euro.

Cilat janë vendet më interesante që duhet të vizitoni në Shqipëri? 

Tirana është një vend i mbushur me histori. Ju mund të eksploroni të kaluarën e saj përmes muzeve interesante si muzeu “Shtëpia me Gjethe”, Bunk’Art 2, ose dhoma e gjerë që detajon terrorin e regjimit komunist në Muzeun Historik Kombëtar.

Shijoni një zhytje relaksuese në burimet e nxehta të Bënjës, me pamje nga malet, si një nga përvojat më të mira në Shqipëri.

Këto burime të nxehta ndodhen në Parkun Kombëtar të Bredhit të Hotovës.

Përveç zhytjes, ju mund të vizitoni Urën Osmane të Kadiut, një urë mesjetare e ruajtur mirë – që kalon mbi ujërat bruz të lumit Langaricë që i shton hijeshinë mjedisit përreth.

Berati, i vendosur më pak se dy orë larg kryeqytetit të Shqipërisë, është një destinacion i famshëm turistik i njohur nga UNESCO si një sit i Trashëgimisë Botërore.

Me një histori që përfshin më shumë se 2000 vjet, ky qytet përfaqëson një vatër ku shkrihen disa kultura, të dëshmuara nga gjurmë të qytetërimeve të ndryshme.

Ndonëse i mungojnë monumentet e mëdha specifike, Berati qëndron si një muze i madh në ajër të hapur, duke mahnitur turistët me hijeshinë dhe trashëgiminë e pasur historike.

Gjirokastra, e përfshirë në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, shquhet për arkitekturën tradicionale osmane dhe njihet ndryshe si “qyteti i gurtë”.

Ajo konsiderohet si një nga shembujt më të mirë të kësaj arkitekture në Shqipëri.

Falë historisë dhe trashëgimisë kulturore të pasur dhe unike, Gjirokastra po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë të huaj.

Qyteti grek i Apolonisë së Ilirisë është një sit arkeologjik pranë Fierit, qyteti i dytë më i populluar në Shqipëri.

Ai spikat për tempullin e tij të Artemidës, fasada e të cilit dhe kolonat elegante korintike mbeten ende në këmbë.

Pjesa më e madhe e gjetjeve të ekspozuara në Manastirin e Shën Mërisë, shërbejne si një muze plotësues gjatë itinerarit – duke ofruar një eksperiencë të jashtëzakonshme.

Kruja, e vendosur 30 kilometra larg nga Tirana, është një qytet i domosdoshëm për t’u vizituar në Shqipëri.

E njohur si vendlindja e heroit kombëtar Skënderbeu, ajo magjeps me kështjellën e saj që ofron pamje panoramike të qendrës historike.

Përveç kësaj, ajo ka vende të ndryshme interesante si Teqeja e Dollmës dhe Muzeu i Skënderbeut.

Shqipëria krenohet me një pasuri natyrore të admirueshme, që rivalizon vendet fqinje, dhe këtë e dëshmon qartë Riviera Shqiptare.

Kjo vijë bregdetare, që shtrihet mbi 100 kilometra, ofron një koleksion plazhesh me bukuri magjepsëse dhe të jashtëzakonshme./atsh

You Might Also Like

Shqipëria tërheq vëmendje në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Madrid

Gruaja britanike zhvendoset në vendin më të lirë në botë, ku një vakt kushton 1 euro

Rrezik orteku në Brezovicë, ShKShMK apelon për kujdes maksimal

“Kjo është Spanja e vërtetë”: Një udhëtim në një nga fshatrat më të bukura që jeton siç jetonte 50 vjet më parë

Pse shumica e evropianëve udhëtojnë brenda vendit të tyre dhe pse udhëtimet ndërkombëtare janë deri në tre herë më të shtrenjta?

Kosova Times October 20, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Nënshkruhet protokolli për kontrollin e përbashkët kufitar Kosovë-Shqipëri

Kosova Times Kosova Times July 8, 2024
Të arrestuarit në Banjskë, “shtetas të Serbisë”
Konjufca: Zgjedhjet për PE do të kenë ndikim edhe mbi rajonin tonë
Ponosh:Ngjarjet në Banjskë treguan se Shërbimi i Sigurimit serb është thye
Shkallët e Arbërisë ‘vishen’ me ngjyrat e flamurit të BE-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?