Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se një ekip nga Akademia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës, nga Qendra për Studime Universitare (QSU), ka marrë pjesë në Javën Ndërkombëtare të Akademive Ushtarake, e cila po mbahet në Shkollën e Oficerëve në Gjermani.
Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë, duke synuar shkëmbimin e përvojave akademike dhe profesionale në fushën e mbrojtjes dhe arsimit ushtarak, ka shkruar Maqedonci në një postim në Facebook.