Çka nisi si një iniciativë spontante për të bërë bashkë njerëzit prej shtëpive, në kohëra izolimi e pasigurie tash është kthyer në një traditë të përvjetshme, e cila vjen në jetë çdo vjeshtë ose dimër kur qyteti duket se po bie në qetësi.

“Prej 23 deri më 26 tetor, çdo mbrëmje prej orës 20:00 festivali Peja Jazz fton të gjithë dashamirët e muzikës jazz, për të eksploruar së bashku magjinë e këtij zhanri, dhe për t’u bërë pjesë e jetësimit të skenës kulturore brenda qytetit, për të kujtuar prezencën dhe madhështinë që dikur muzika kishte për komunitetin lokal, dhe nostalgjinë që plot e ndjejnë për një të kaluar të artë”, thuhet në njoftimin e ekipit të Peja Jazz.