Në aksident janë përfshirë tri automjete, ndërsa të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor. Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 18:30, në fshatin Zabel i Ulët në Denas, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë tri automjete. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit katër persona janë lënduar. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka deklaruar Ahmeti.