“Gjatë kontrollit, në veturë janë zbuluar aksesorë për telefona (silicone case). Pas një ekzaminimi të detajuar, është verifikuar se mallrat në fjalë janë të falsifikuara dhe shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale (DPI)”, thuhet në njoftim.

Në përputhje me procedurat ligjore, mallrat janë ndaluar, dhe ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin e hyrjes dhe qarkullimit të mallrave të falsifikuara në tregun vendor, duke siguruar zbatimin e dispozitave ligjore që garantojnë mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe të konsumatorëve.