By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
NYT: Assad jeton në Rublyovka dhe familja e tij bën një jetë luksoze
December 23, 2025
Politico: Aleatët po humbasin besimin tek Amerika për shkak të Trumpit
December 23, 2025
SPERTK falënderon Komisionin Evropian për mbështetjen ndaj RTK-së
December 23, 2025
Ipeshkvi i Kosovës me mesazh për paqe, drejtësi dhe bashkëjetesë ndërfetare
December 23, 2025
Polici merr ryshfet për kalim kufitar ilegal,u caktohet paraburgimi të dyve
December 23, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Një kafe, dy viktima dhe heshtja jonë kolektive!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Një kafe, dy viktima dhe heshtja jonë kolektive!
Opinion

Një kafe, dy viktima dhe heshtja jonë kolektive!

Kosova Times
Last updated: 2025/10/22 at 6:42 PM
Kosova Times Published October 22, 2025
Share
SHARE

Nga Vladimir Muçaj

Një filxhan kafe. Një çast nervozizmi. Dy të rinj të vdekur. Një vend i tërë që rrotullohet rreth lajmit, si për të shfryrë neverinë e radhës ndaj vetvetes.
Flori Paluçi dhe Daniel Pepa – dy emra që nesër do harrohen, por që sot janë fotografia më e kthjellët e një Shqipërie që e ka humbur arsyen. Njëri, me një të kaluar kriminale në Itali, tjetri, një djalë i zakonshëm që mori armën për të bërë drejtësinë e momentit. Midis tyre – një ekspres i fikur dhe një shoqëri që zien, gati të shpërthejë për çdo kafe të munguar.

Po, jemi bërë kombi që vret për kafe. Për parkim. Për fjalë. Për “më pa shtrembër”. Dhe pastaj qajmë para kamerave duke thënë “ishte djalë i mirë, nuk e di çfarë i ndodhi”.
Na ndodh sepse jemi lodhur nga gjithçka: nga shteti që nuk është, nga drejtësia që nuk funksionon, nga politika që na trajton si tifozë të marrë, nga varfëria që e kemi kthyer në justifikim moral. Dhe kur gjithçka shuhet në errësirë, njeriu i zakonshëm del në rrugë me armë. Jo për t’u mbrojtur, por për t’u ndjerë dikushi.

Flori Paluçi nuk u bë kriminel atë mëngjes. Ai ishte produkt i një sistemi që i lë “të fortët” të enden të lirë, që nuk pyet kush ka bërë çfarë në Itali apo gjetkë. Ai u kthye në Shqipëri si shumë të tjerë — me bindjen se këtu, mëkati është vetëm çështje kohe dhe njohjeje.
Ndërsa Danieli, ai djalë 21-vjeçar që mori armën për të “larë nderin” e shokut, është viktima e dytë e një kulture ku burrëria matet me fishekë, jo me fjalë.

Shqipëria nuk është më vendi ku grindeshim për ide. Është bërë vendi ku vritemi për pretekste. Dhe shteti? Ai rrudh supet, si gjithmonë, dhe shpall “grupet e hetimit”. Pastaj kthehet në rutinën e vet të përgjumur, derisa ndodh tragjedia tjetër.
Në këtë vend, ku për çdo problem ka një “komision” dhe për çdo viktimë një status në Facebook, askush nuk pyet më pse po na mbaron arsyeja. Sepse nuk është më çështje krimi, por simptomë kombëtare.

Kjo nuk është historia e një ekspresi të fikur. Është historia e një shoqërie të fikur.
Një kombi që e pi kafen me vrer, që flet për drejtësi me grushta dhe për moral me mllef.
Një vendi ku ligji është më i dobët se nervi, dhe ku çdo njeri i armatosur ndjehet si shtet më vete.

Në fund, mbetet një kafe e derdhur, dy jetë të humbura dhe një pyetje që askush s’e guxon ta bëjë me zë të lartë: Sa të tjerë do të vrasim, përpara se të kuptojmë se problemi nuk është ekspresi, por ne!…

You Might Also Like

Politikanë sezonalë, vota si plaçkë, qytetari si mjet

Pekini, Kremlini dhe faktori ukrainas: Çfarë Perëndimi nuk ka vënë re ende

Brukseli mposht Brukselin

Ja pse Lista Serbe po Kundërshtohet edhe nga Vetë Serbët e Kosovës!

“PS-ja në pushtet prej vitesh, forcë politike apo organizatë e konsumuar”?

Kosova Times October 22, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kulinaria

Një ëmbëlsirë e bërë me bukë të ndenjur dhe fara lulekuqeje që hungarezët e hanë natën para Krishtlindjeve

Kosova Times Kosova Times December 20, 2025
Viola von Kramon: Nuk shoh vullnet politik as të Serbisë dhe as të Kosovës për zbatimin e marrëveshjes
Zjarr në vedin e masakrës. Policia pranë Majdanpekut nuk mund t’u afrohet viktimave – drama sa vjen e shtohet
Ura më e lartë në botë u hap në Kinë
Rusia po sulmon Ukrainën me raketa dhe dronë. Ka viktima
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?