Policia e Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar një aksident trafiku me fatalitet, 21 aksidente me të lënduar dhe 39 aksidente me dëme materiale.

Në të njëjtën periudhë janë shqiptuar 2,264 tiketa trafiku, ndërsa 23 persona janë arrestuar. Aktualisht, 19 persona janë në mbajtje dhe 3 në vuajtje të dënimit.

Nuk ka persona në ndalim policor.