Policia thekson se në fshatin Topliqan të Lipjanit, një person ka raportuar se persona të panjohur hynë me forcë në shtëpinë e tij dhe vodhën një pistoletë cal-9×19 mm me leje, si dhe sasi ari në vlerë rreth 5000 euro. Për rastin është njoftuar prokurori dhe policia po vazhdon hetimet.

Policia ka njoftuar se në Fushë Kosovë, janë arrestuar dy të dyshuar të kapur në flagrancë duke vjedhur gjëra ushqimore në një market. Ata janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Në Prishtinë, në rrugën B, është arrestuar një i dyshuar që dyshohet të ketë kryer vjedhje në së paku dy markete të ndryshme. Ai është dërguar në mbajtje pas intervistimit.

Sipas njoftimit, në Shtime, shtë arrestuar një mashkull kosovar lidhur me një rast të vjedhjes së rëndë. Pas intervistimit, ai është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Policia vazhdon hetimet për rastet dhe nuk përjashtohet mundësia e arrestimeve të tjera.