Në rrugën “Agron Rrahmani” në Fushë Kosovë është raportuar se person ka humbur jetën pasi ka rënë nga një lartësi prej rreth tre metrash në një objekt në ndërtim, në hapësirën e paraparë për vendosjen e liftit. Njësitë përkatëse të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia ka njoftuar se në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Lipjan, është raportuar se një shtetas zviceran ka ndërruar jetë pasi i është përkeqësuar gjendja shëndetësore ndërsa po priste të udhëtonte për në Zvicër. Pavarësisht ndihmës mjekësore që i është ofruar në vendngjarje, ai nuk ka arritur të mbijetojë. Edhe në këtë rast, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Ndërkaq, në fshatin Rakaj të Ferizajt, grua fillimisht është dërguar në Emergjencën e Ferizajt e më pas në QKUK në Prishtinë, ku edhe ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është liruar familjarëve.

Policia ka njoftuar se në të gjitha rastet është iniciuar hetim për zbardhjen e rrethanave të vdekjeve.