Policia ka njoftuar se operacioni është zhvilluar në mbrëmjen e 23 tetorit 2025, në rrugën “Blerim Zuqaku”, nga hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, me mbështetjen e Njësisë për Reagim të Shpejtë (NJRSh).

Gjatë bastisjes, policia ka sekuestruar aparate dhe mjete të ndryshme që shërbenin për organizimin e lojërave të fatit dhe bixhozit. Sendet e gjetura janë marrë si prova materiale dhe do të përdoren në procedurat hetimore për rastin.

Në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar pronari i lokalit, i cili pas marrjes në pyetje është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tij është inicuar rast për veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.