By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë
January 8, 2026
Burri me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina hidhet nga ballkoni në Aruba. Gruaja gjendet e vdekur në dhomë
January 8, 2026
Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti
January 8, 2026
Komuna e Prishtinës thotë se mund të ketë vonesa në transportin urban
January 8, 2026
Republikanët kundërshtojnë planet e Trump për Grenlandën
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: INSTAT: Mbi 1,2 milionë të huaj vizituan Shqipërinë në shtator
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Turizëm > INSTAT: Mbi 1,2 milionë të huaj vizituan Shqipërinë në shtator
Turizëm

INSTAT: Mbi 1,2 milionë të huaj vizituan Shqipërinë në shtator

Kosova Times
Last updated: 2025/10/24 at 10:02 PM
Kosova Times Published October 24, 2025
Share
SHARE

Shqipëria po vazhdon të tërheqë një numër gjithnjë e më të lartë vizitorësh të huaj, duke konfirmuar pozicionin e saj si një nga destinacionet më të preferuara turistike në rajonin e Ballkanit.

 

Sipas të dhënave nga Institutit të Statistikave Kombëtare (INSTAT), për muajin shtator 2025, në territorin e Shqipërisë kanë hyrë 1.965.601 shtetas shqiptarë dhe të huaj, një rritje prej 9,5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Vetëm shtetasit e huaj që kanë hyrë në vend numërohen 1.259.684, çka tregon një rritje me 9,9% nga viti i kaluar. Ky trend pozitiv pasqyron jo vetëm zgjerimin e sezonit turistik përtej muajve verorë, por edhe forcimin e ofertës turistike shqiptare në tregjet ndërkombëtare.

Në të njëjtën periudhë, 2.127.386 shtetas janë larguar nga territori shqiptar, ndërsa numri i daljeve të turistëve të huaj ka arritur në 1.354.731, me një rritje prej 10,2%.

Sipas statistikave, 95% e hyrjeve të shtetasve të huaj vijnë nga rajoni i Evropës, ku Evropa Jugore zë 69% të hyrjeve, e ndjekur nga Evropa Perëndimore (12%) dhe Evropa Qendrore/Lindore (11%).

Sa i takon qëllimit të hyrjes në vendin tonë të shtetasve të huaj, në 98% të rasteve është për qëllime personale. Në shtator 2025, ky tregues ka shënuar një rritje me 9,8%, krahasuar me shtator 2024. Ndërkohë që hyrjet e shtetasve të huaj për qëllime biznesi dhe profesionale janë rritur me 15,3% për këtë periudhë.

Të dhëna tregojnë se Shqipëria po konsolidohet si një destinacion turistik gjithëvjetor, falë rritjes së kapaciteteve akomoduese, përmirësimit të infrastrukturës dhe diversifikimit të ofertës turistike.

You Might Also Like

Ku të shkoni në Siçili në vitin 2026

Pesë euro për të hyrë në një dyqan në Barcelonë – një simbol i rezistencës ndaj turizmit masiv

Shqipëria renditet në pozitë të lartë për pushimet më të lira për vitin 2026

Shqiperia ne destinacionet më të mira evropiane për kulturë dhe aventurë në vitin 2026

Taksat dhe tarifat e reja turistike në të gjithë Evropën që duhet t’i dini në vitin 2026

Kosova Times October 24, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Jeta e vetmuar dhe sekrete e djemve që besohet se janë të Putinit

Kosova Times Kosova Times September 21, 2024
Inaugurohet objekti i ri i Departamentit për Prodhimin e Dokumenteve
Ponosh: Historia për kthimin e forcave tona të sigurisë, është e papërgjegjshme ndaj serbëve në Kosovë
KQZ mban mbledhje me institucionet për përgatitjet e zgjedhjeve
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?