Operacioni u zhvillua nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në bashkëpunim të ngushtë me agjencitë ligjzbatuese të Kosovës, si rezultat i shkëmbimit të informacionit ndërinstitucional.

“Në pranga ra shtetasi O. Sh., 49 vjeç, me origjinë nga Tepelena, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata Themelore e Gjakovës në shkurt të vitit 2025 kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike””, thuhet në njoftim.

Pas arrestimit në territorin e Shqipërisë, Interpol Tirana po vijon bashkëpunimin me autoritetet e Kosovës për finalizimin e procedurave të ekstradimit të 49-vjeçarit.

Policia e Shtetit thekson se bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet strukturave policore të të dy vendeve vijon të japë rezultate konkrete në luftën kundër veprimtarive të paligjshme dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.