By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 25 tetor
October 25, 2025
Moska e paralajmëroi Vuçiçin, mund të fillojë të nxisë rebelim në radhët e tij
October 24, 2025
Shkencëtarët tregojnë si lindi jeta në Tokë: “Nuk ka të bëjë fare me një fuqi më të lartë – ja prova”
October 24, 2025
Qyteti evropian ku duket si diçka nga një përrallë
October 24, 2025
Zjarri tragjik në Maliq të Shqipërisë, ndërron jetë edhe 6-vjeçarja
October 24, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Spiunazhi-lufta nën hije
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Spiunazhi-lufta nën hije
Lajme

Spiunazhi-lufta nën hije

Kosova Times
Last updated: 2025/10/24 at 10:18 PM
Kosova Times Published October 24, 2025
Share
SHARE

Spiunazhi, lufta e heshtur ndaj Kosovës: rrjetet serbe të spiunazhit që depërtuan në institucione

 

Edhe pas përfundimit të luftës, Serbia nuk e ka ndalur kurrë fushatën e saj ndaj Kosovës. Në vend të armëve, ajo ka përdorur informata, ndikim dhe narrativë – një luftë e ftohtë, por e rrezikshme, që zhvillohet nën hije. Përmes agjencisë së saj të inteligjencës, BIA, Serbia ka ndërtuar rrjete spiunazhi në zemër të institucioneve të Kosovës, me qëllim të minimit të pavarësisë dhe destabilizimit të vendit, ka gjetur një hulumtim i emisionit Udhëve në RTK.

Arrestimi i Fatmir Shehollit – lidhjet me BIA dhe figurat politike në Kosovë

Një nga rastet më të bujshme është arrestimi i Fatmir Shehollit, figurë kontradiktore që në të kaluarën kishte bashkëpunuar edhe me strukturat e regjimit të Slobodan Millosheviqit. Sheholli u arrestua nga Prokuroria Speciale e Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, për dyshime se ka spiunuar për BIA-n serbe.

Sipas materialeve të siguruara nga RTK, Sheholli ishte përfshirë në ndërtimin e narrativave që paraqesin Kosovën si vend vehabist, por gjithashtu kishte kontakte me Milan Radojiçiqin – të dyshuar për terrorizëm – dhe me përfaqësues të Listës Serbe. Eksperti i sigurisë Fadil Kajtazi e përshkruan Shehollin si një figurë që për dekada ka lëvizur ndërmjet botës politike dhe rrjeteve të inteligjencës.

Rrjeti i spiunazhit: Bedri Shabani, Muharrem Qerimi dhe dezinformatat për Reçakun e “Shtëpinë e Verdhë”

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuza për spiunazh edhe ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të cilët akuzohen se ndihmonin BIA-n në mbledhjen e informacioneve të ndjeshme për Kosovën, përfshirë strukturat e ish-UÇK-së dhe operacionet e tyre.

Sipas aktakuzës, ata kishin ndihmuar në përpjekjet për të manipuluar faktet rreth Masakrës së Reçakut dhe për të ndërtuar narrativën e rreme që lidhte rastin e një spitali privat në Kosovë me të ashtuquajturën “Shtëpia e Verdhë” në Shqipëri – pretendime të fabrikuara për të diskredituar UÇK-në dhe shtetësinë e Kosovës, sipas hulumtimit të emisionit Udhëve.

Hysri Selimi – nga Siria te shërbimi për BIA-n

Një tjetër rast është ai i Hysri Selimit, një predikues ekstrem fetar, i cili sipas aktakuzës udhëtoi në Siri më 2015 dhe iu bashkua organizatës terroriste ISIS. Gjatë qëndrimit atje, ai mblidhte dhe dërgonte informacione për BIA-n serbe, lidhur me shqiptarët që ishin pjesë e ISIS-it dhe zonat ku ata vepronin.

Pas kthimit në Kosovë dhe vuajtjes së dënimit për pjesëmarrje në organizata terroriste, Selimi dyshohet se rifilloi kontaktet me zyrtarë të BIA-s, duke dorëzuar informacione të ndjeshme për personat dhe aktivitetet që mund të interesonin shërbimin sekret serb. Për këtë, ai dyshohet se merrte pagesa mujore deri në 700 euro.

Spiunazhi në misionet ndërkombëtare: rasti i Jelana Gjukanoviq

Në shkurt të vitit 2025, Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë për spiunazh edhe ndaj Jelana Gjukanoviq, zyrtare e Misionit të OSBE-së në Kosovë. Sipas hetimeve, ajo kishte ndihmuar Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë me informacione të ndjeshme për situatën politike dhe të sigurisë në vend.

Prokuroria thekson se me këto veprime është cenuar rendi kushtetues dhe siguria kombëtare e Kosovës, ndërsa janë rrezikuar jeta dhe siguria e zyrtarëve shtetërorë dhe personelit ndërkombëtar.

Depërtimi në Policinë e Kosovës: Bojan Jevtiq dhe “Plani Shënjestër”

Një tjetër rast tronditës është ai i Bojan Jevtiq, ish-shef operativ në Policinë Kufitare në pikëkalimin “Dheu i Bardhë”. Jevtiq dyshohet se për vite ishte rekrutuar nga BIA, duke shpërndarë informacione të ndjeshme për operacionet e Policisë së Kosovës, përfshirë edhe “Planin Shënjestër”, të hartuar pas sulmit në Banjskë. Ai kishte lejuar agjentët serbë të hynin në sistemet kompjuterike të policisë, duke rrezikuar sigurinë e operacioneve dhe të rendit kushtetues.

Prokuroria Speciale: pesë persona të akuzuar për spiunazh

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Arbnora Luta, ka konfirmuar për RTK se nga janari i vitit 2025 janë ngritur katër aktakuza ndaj pesë personave për veprën penale të spiunazhit.

“Tri raste janë aktualisht në shqyrtim gjyqësor, ndërsa ndaj A.V. Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim fajësues,” – thuhet në përgjigjen e Lutës.

Në këtë rast, Gjykata ka dënuar me pesë vjet burg Aleksandar Vlajiçin, një serb nga Kosova, për spiunazh në shërbim të BIA-s serbe. Ai kishte pranuar fajësinë dhe është dënuar gjithashtu me një mijë euro gjobë për armëmbajtje pa leje. Ky është dënimi i parë për spiunazh në favor të Serbisë në Kosovë.

Produktet agjenturore që dëmtuan imazhin e Kosovës

Spiunazhi serb nuk është kufizuar vetëm në mbledhjen e informacioneve, por edhe në prodhimin e narrativave armiqësore që kanë ndikuar në perceptimin ndërkombëtar për Kosovën, ka gjetur hulumtimi i emisionit Udhëve në RTK.

Ngjarjet e marsit 2004. Ekspertët e sigurisë theksojnë se këto trazira, të nxitura përmes propagandës dhe strukturave të inteligjencës.

You Might Also Like

Zjarri tragjik në Maliq të Shqipërisë, ndërron jetë edhe 6-vjeçarja

Osmani takon Ministrin e Arabisë Saudite, flasin për bashkëpunim ekonomik

Qytetari thotë se u grushtua nga deputeti Zemaj dhe kërkon drejtësi

Osmani: Nëse nuk ka marrëveshje për qeveri, do t’i ftojë partitë

LDK thotë se deputeti Zemaj u ofendua dhe u përball me sulm fizik

Kosova Times October 24, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Sveçla pas aksionit të sotëm policor: Kriminelët e kanë vendin në burg

Kosova Times Kosova Times November 30, 2023
BE thotë se deklaratat e Kurtit dhe Vuçiqit janë pengesë për caktimin e takimit në Bruksel
Eksperti ushtarak: Çfarë përfitoi Rusia nga “incidenti me rakete” në Poloni ?
Izraeli tërheq të gjithë diplomatët nga Turqia
ShBA-ja shpreh keqardhje për mosshfrytëzim të së drejtës së votës në veri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?