By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
68% e njerëzve që jetojnë në familjet e BE-së zotërojnë shtëpinë e tyre
February 5, 2026
Vëllimi i tregtisë me pakicë u ul me 0.5% si në eurozonë ashtu edhe në BE
February 5, 2026
Ish-diplomati serb thotë se ekziston mundësia që Rusia ta njohë Kosovën
February 5, 2026
Arrestohen tre të dyshuar për grabitje, i katërti në kërkim
February 5, 2026
Roboti humanoid më i shpejtë në botë prezantohet në Kinë
February 5, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: 11 komuna të Kosovës ende pa buxhet të miratuar për vitin e ardhshëm
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > 11 komuna të Kosovës ende pa buxhet të miratuar për vitin e ardhshëm
Lajme

11 komuna të Kosovës ende pa buxhet të miratuar për vitin e ardhshëm

Kosova Times
Last updated: 2025/10/25 at 2:22 PM
Kosova Times Published October 25, 2025
Share
SHARE

Procesi i miratimit të buxheteve komunale në Kosovë nuk ka përfunduar ende. Sipas Asociacionit të Komunave të Kosovës, 11 komuna nuk e kanë miratuar buxhetin për vitin fiskal të ardhshëm, gjë që mund të krijojë probleme në zbatimin e projekteve dhe financimin e tyre gjatë vitit të ardhshëm. Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremi, tha se opozita në Kuvendin Komunal nuk e ka miratuar buxhetin për komunën e tyre.

 

Procesi i miratimit të buxheteve komunale për vitin fiskal ende nuk është finalizuar në të gjithë territorin e vendit. Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, tha për Radio Kosovën se disa komuna janë ende në pritje të miratimit të buxheteve të tyre.

“Këto komuna janë Viti, Lipjan, Vushtrri, Malishevë, Shtime, Junik, Zubin Potok, Gjilan, Prizren, Prishtinë dhe Suharekë. Janë ende pa buxhet të miratuar”, tha Ibrahimi.

Ai shtoi se komunat do të duhej t’i përfundonin procedurat para se buxheti i Republikës së Kosovës të procedohej në Kuvend, në mënyrë që dokumentet buxhetore komunale të dërgohen në nivel qendror për miratim.

Sipas tij, situata aktuale është ndikuar nga rrethanat politike dhe procesi zgjedhor në vend.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremi, i tha Radios së Kosovës përmes një përgjigjeje me email se buxheti për vitin fiskal nuk është miratuar nga Asambleja Komunale, konkretisht nga opozita.

“Natyrisht, ne do të ndjekim procedurat sipas ligjit, por siç duket, duhet të presim konstituimin e asamblesë së re nga zgjedhjet e fundit, për të vazhduar më pas me procedurat për miratimin e buxhetit”, tha Muharremi.

Ndërkaq, Ibrahimi paralajmëroi se nëse buxhetet komunale nuk miratohen para buxhetit të shtetit, komunat do të përballen me financim të përkohshëm dhe me kufizime serioze në investime.

“Tani mbetet në duar të kuvendeve komunale, por gjithashtu edhe të Kuvendit të Republikës së Kosovës, që t’i marrë parasysh buxhetet komunale që miratohen me vonesë. Nëse miratohet buxheti i Republikës pa buxhetet e disa komunave, atëherë vitin e ardhshëm këto komuna do të financohen me 1/12 e buxhetit të këtij viti. Kjo do të thotë se nuk do të kenë mjete për investime të reja kapitale dhe as për bartjen e të hyrave vetanake”, paralajmëroi Ibrahimi.

Ai shtoi se Asociacioni i Komunave kishte kërkuar nga Ministria e Financave që t’u mundësojë komunave shtyrjen e afatit për miratimin e buxheteve pas zgjedhjeve lokale, por kjo kërkesë, sipas Ibrahimit, nuk mori përgjigje.

Radio Kosova ka kontaktuar edhe Komunën e Prishtinës për këtë çështje, por deri në publikimin e këtij raporti nuk ka marrë përgjigje.

You Might Also Like

Ish-diplomati serb thotë se ekziston mundësia që Rusia ta njohë Kosovën

Arrestohen tre të dyshuar për grabitje, i katërti në kërkim

Kryeministri Rama pritet nga Papa Leoni XIV

Osmani takohet me bin Rashid Al Maktoum

ZRRE e Misioni i FMN-së flasin për liberalizimi e tregut të energjisë

Kosova Times October 25, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Shëndetësi

Shkencëtari kontrovers kinez vazhdon të shokojë: Do të shmangë shfaqjen e një sëmundjeje të rëndë duke modifikuar gjenet…

Kosova Times Kosova Times July 4, 2023
Elita rikthehet me sfidat e javës së gjashtë, spikat dueli Drita-Prishtina
MKRS e British Council nisin punën në fushën e artit dhe ekonomisë kreative
Të enjten Kuvendi mban seancë plenare
Abdixhiku: Ta bëjmë vendin çerdhe të ëndrrave e vlerave tona të përbashkëta
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?