By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për të shtunën, 31 janar
January 31, 2026
Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim publik
January 30, 2026
Rama: Asnjë kompromis me interesin publik, prona u kthye te qytetarët
January 30, 2026
AUV largon nga tregu dy linja të qumshtit për fëmijë ‘Aptamil’
January 30, 2026
Përfundon në tërësi rinumërimi i votave, nesër rezultatet përfundimtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Çerimagiq: BE pa ofertë motivuese për palët në dialog
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Çerimagiq: BE pa ofertë motivuese për palët në dialog
Lajme

Çerimagiq: BE pa ofertë motivuese për palët në dialog

Kosova Times
Last updated: 2025/10/25 at 11:40 PM
Kosova Times Published October 25, 2025
Share
SHARE

Mungesa e motivimit në formën e perspektivës evropiane, nga këndvështrimi i analistëve të Ballkanit Perëndimor, shihet si arsye kyçe që bllokon procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Adnan Çerimagiq nga Iniciativa për Stabilitet Evropian me seli në Berlin, ka nënvizuar se procesi i dialogut është redaktuar në menaxhim krizash. Në këtë kontekst, është vënë në pah se masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës duhet të hiqen, pasi nuk sjellin përparim.

 

Procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, nga këndvështrimi i ekspertëve për Ballkanin Perëndimor, shihet si i bllokuar moti, dhe arsyeja kryesore për këtë është mungesa e motivimit në formën e perspektivës evropiane.

Analistë nga Iniciativa për Stabilitet Evropian me seli në Berlin vënë në pah se ka kohë që Bashkimi Evropian nuk ka ofruar një ofertë tërheqëse që do t’i motivonte palët të angazhoheshin seriozisht në procesin e normalizimit.

Në këtë kontekst, ata nënvizojnë se Bashkimi Evropian aktualisht merret më shumë me qetësimin e tensioneve sesa me krijimin e zgjidhjeve të qëndrueshme.

“Kur BE-ja nuk vepron në mënyrë proaktive, mbetet hapësirë për kriza dhe për aktorë të jashtëm që destabilizojnë situatën, siç kemi parë me ngjarjet në Banjskë apo tensionet në veri të Kosovës. E gjithë kjo tregon se pa një kuadër të qartë evropian, procesi vetëm sa mund të përkeqësohet”, tha Adnan Çerimagiq.

Në këtë kontekst, Çerimagiq thekson se duhet një ofertë e re dhe serioze evropiane për të dyja palët. Megjithatë, sipas tij, masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës nuk mund të sjellin përparim.

“Masat negative, si sanksionet, nuk sjellin rezultat. Ato duhej të hiqeshin shumë më herët, ndërsa BE-ja duhet të ketë një strategji të qartë për veprim në kontekstin e ri global. Nëse dëshiron rezultate, duhet të ofrojë një vizion të ri e realist për rajonin”, thotë Çerimagiq.

Në mungesë të takimeve në dialog, ekspertët vlerësojnë se BE-ja duhet të ndryshojë qasjen. Sipas analistit nga Berlini, pa një ofertë konkrete evropiane dhe vullnet politik nga të dyja palët, dialogu nuk mund të përparojë. Prandaj, vlerësohet se nevojitet një angazhim i ri strategjik që do ta bënte perspektivën evropiane të rajonit më të besueshme dhe të prekshme.

You Might Also Like

Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim publik

Rama: Asnjë kompromis me interesin publik, prona u kthye te qytetarët

Përfundon në tërësi rinumërimi i votave, nesër rezultatet përfundimtare

Gjykata Komerciale rrëzon aktgjykimin për NPB-në, lënda kthehet në rigjykim

Prokuroria konfirmon arrestimin e të dyshuarit për dhunimin e një të miture

Kosova Times October 25, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Në Nju Jork nisën seancat për padinë e shkrimtares Jean Carroll, e cila akuzoi Donald Trump për përdhunim. Ish-presidenti shprehet i pafajshëm

Kosova Times Kosova Times April 30, 2023
E ftoi viktimën të konsumonte drogë dhe më pas tentoi ta përdhunonte, kosovari godet me thikë në kokë të riun
Ahmeti:Anëtarësimi në KiE të mos trajtohet si mjet pazari apo levë presioni
Stoltenberg ne inauguracionin e Erdoganit-Në një përpjekje të re për të…
Kurti: Urime fitorja më e madhe në historinë e vendit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?