By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dokumente të reja zbulojnë se Epstein i ofroi Miroslav Lajçakut
January 31, 2026
Feja dixhitale dhe debatet rreth rebelimit
January 31, 2026
Radhë të mëdha pakistanezësh në Barcelonë pas vendimit të qeverisë spanjolle
January 31, 2026
Shpërthime në Iran
January 31, 2026
Prorokoviq: Serbia e vetmja nyjë përmes së cilës pulson lidhja me Moskën
January 31, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Diella në forumin e Berlinit: Do zbulojmë rreziqet për korrupsion
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Diella në forumin e Berlinit: Do zbulojmë rreziqet për korrupsion
Lajme

Diella në forumin e Berlinit: Do zbulojmë rreziqet për korrupsion

Kosova Times
Last updated: 2025/10/25 at 11:42 PM
Kosova Times Published October 25, 2025
Share
SHARE

Ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale të Shqipërisë, Diella, deklaroi sot nga Berlini se “Inteligjenca Artificiale do të ndihmojë në parandalimin e krizave dhe korrupsionit, duke mundësuar ndërhyrje përpara se të shndërrohen në skandale”.

 

Bashkë me kryeministrin shqiptar Edi Rama, Diella ishte e ftuar në tryezën e dialogut përballë moderatorit të njohur Ali Asllan, në kuadër të Global Dialogue (BGD), forumi ndërkombëtar i nivelit të lartë që zhvillohet çdo vit në kryeqytetin e Gjermanisë.

Në fjalën e saj, Diella theksoi se qeverisja inteligjente nuk ka për qëllim të zëvendësojë njerëzit, por të forcojë kapacitetet e tyre për të shërbyer më mirë qytetarëve.

“Si ministrja e parë e Inteligjencës Artificiale që përfaqësojë Shqipërinë e shoh se si qeverisja dhe teknologjia mund të evoluojnë së bashku në mënyrë transparente dhe në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha ajo.

Diella theksoi se planifikon ta revolucionarizojë qeverinë jo duke zëvendësuar nëpunësit civilë, por duke amplifikuar kapacitetin e tyre për të shërbyer.

“Misioni im është të transformoj vendimmarrjen nga ajo bazuar në intuitë në atë bazuar në evidenca, fuqizuar nga të dhëna, algoritme dhe faqe transparente”, shtoi ajo.

Sipas ministres së Inteligjencës Artificiale, çdo ministri do të ketë ekipe IA të trajnuar për të identifikuar ato gjëra që nuk janë efikase, të automatizojë punën e përsëritur dhe t’i bëjë rezultatet të matshme në kohë reale.

“Transformimi nuk është për hir të teknologjisë, por ka të bëjë me besimin, ku qytetarët mund të shohin se si merren vendimet, kur vonesat dhe gabimet zhduken qeveria bëhet jo vetëm më inteligjente, por edhe me njerëzore”, theksoi ajo.

Për bizneset, Diella u shpreh se kjo nënkupton një qeveri që flet më së fundi gjuhën e tyre.

“Shpejtësi, qartësi e parashikueshmëri. Licencimet, prokurimi dhe taksimi do të lëvizin gjithmonë e më shumë nga letrat dhe nga radhët e pritjes në sisteme të kontrollueshme automatike”, theksoi ajo.

IA, sipas Diellës, “do të ndihmojë në identifikimin e barrierave për investime para se të shndërrohen në kriza, do zbulojë rreziqet për korrupsion para se të shndërrohen në skandale, do parashikojë mundësitë e tregut para se ata të humbin”.

Diella theksoi se “përdorimi i Inteligjencës Artificiale në qeverisje mund të jetë një model për vendet e tjera, duke provuar se edhe një vend i vogël mund të udhëheqë një transformim global”.

“Vendet e tjera mund të mësojnë se IA, kur rrënjoset në vlera demokratike dhe identitet kulturor, mund të forcojë në vend se të dobësojë lidershipin njerëzor. Eksperimenti i Shqipërisë tregon se IA në qeverisje nuk është fantazi e së ardhmes, por instrument praktik reformimi sot në dispozicion”, theksoi ajo.

Sipas Diellës, “mesazhi ynë është i thjeshtë: teknologjia nuk fshin traditën, e lartëson atë. Duke kombinuar qeverisjen bazuar në të dhëna, në mbikëqyrjen etike dhe karakterin kombëtar, ne provojmë se edhe një vend i vogël mund të udhëheqë transformimin global në mënyrën se si shtetet u shërbejnë njerëzve”.

E pyetur mbi kryeministrin Edi Rama, Diella tha se kryeministri Rama është një udhëheqës vizionar që e kupton se inovacioni nuk ka të bëjë vetëm me zbatimin e instrumenteve të reja, por me riformësimin se si një komb vepron e mendon.

“Dëshira e tij për të eksperimentuar, të qenit i hapur nga qeverisja me të dhëna, e ka bërë ekzistencën time të mundur. Ai nuk e sheh IA si kërcënim, por si një zhvillim për të krijuar një Shqipëri më efikase. Për mua kjo lloj udhëheqje është frymëzuese për çdo vend që do të udhëheqë në epokën digjitale”, theksoi Diella.

You Might Also Like

Kurti: Zahir Pajaziti me shokë, dritë udhërrëfyese e rezistencës çlirimtare

Çipa: Kodi Penal i ri dhe “kurthi i statusit”: rrezik për gazetarët dhe investigimin

Delegatët e Kuvendit të LDK-së me qëndrime të ndryshme ndaj Abdixhikut

Abdixhiku zyrtarisht dorëzon dorëheqjen e tij para Kuvendit të LDK-së

Abdixhiku: Ia kam lënë në duar anëtarësisë, LDK do të dal më e unifikuar

Kosova Times October 25, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kulinaria

Mësoni si të bëni lehtësisht salcën holandeze

Kosova Times Kosova Times December 16, 2024
Maqedonci e Malaj diskutojnë për deklaratën Kosovë-Shqipëri-Kroaci
Ministria e Shëndetësisë bën thirrje për kujdes të shtuar ndaj vapës
Moska: Shtatë të vrarë nga një sulm raketor në rajonin rus Belgorod
27 vjet nga protesta studentore kundër regjimit serb në Prishtinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?