Një person është gjetur pa shenja jete në rrugën Pejë–Rugovë, në afërsi të vendit të njohur si “Kthesa e Madhe”.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se trupi i viktimës është gjetur poshtë në lumin Lumbardh.
Sipas tij, njoftimi është pranuar rreth orës 14:10, dhe se më pas njësitë policore, zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor kanë dalë menjëherë në vendngjarje.
“Rreth orës 14:10, Policia është njoftuar se në kilometrin e pestë të rrugës Pejë–Rugovë, te ‘Kthesa e Madhe’, poshtë në lum, në vendin ku është Lumbardhi, dyshohet se një person është pa shenja jete. Mjeku e ka konstatuar vdekjen e tij. Policia, së bashku me zjarrfikësit dhe ekipin mjekësor, ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes,” ka deklaruar Gashi.




