By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nagavci në CybHER Boot Camp, mbështet vajzat në sigurinë kibernetike
February 7, 2026
Istogu shënon `Ditët e Kulturës Japoneze` me aktivitete artistike
February 7, 2026
Prishtina dhe Drita marrin nga tri pikë, barazojnë Drenica e Llapi
February 7, 2026
Suedezja Karlsson fiton medaljen e artë në garën e skiatlonit
February 7, 2026
Gjatë janarit u shqiptuan 1.128 gjoba në trafik përmes radarëve mobilë
February 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lini shpallet “Ansambël Arkitektonik Urban”, pjesë e UNESCO-s
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Lini shpallet “Ansambël Arkitektonik Urban”, pjesë e UNESCO-s
KulturëLajme

Lini shpallet “Ansambël Arkitektonik Urban”, pjesë e UNESCO-s

Kosova Times
Last updated: 2025/10/25 at 9:37 AM
Kosova Times Published October 25, 2025
Share
SHARE

TIRANË, 25 tetor/ATSH/ Fshati piktoresk i Linit është shpallur “Ansambël Arkitektonik Urban” dhe tashmë është përfshirë në zonën shqiptare të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Lajmin e bëri të ditur sot kryeministri Edi Rama, ndërsa ndau pamje nga fshati Lin, që ndodhet në brigjet e liqenit të Ohrit, rreth 20 kilometra larg qytetit të Pogradecit.

“Fshati i bukur i Linit sapo është shpallur “Ansambël Arkitektonik Urban”, duke u përfshirë në zonën shqiptare të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s”, u shpreh Rama.

Lini mbetet një nga destinacionet më piktoreske të Shqipërisë, që dëshmon lidhjen e ngushtë mes njeriut, traditës dhe natyrës në brigjet e liqenit më të vjetër të Evropës.

Pas zbulimeve të fundit arkeologjike, Lini konsiderohet po ashtu si vendbanimi palafit më i hershëm i zbuluar ndonjëherë në Europë, dhe si i tillë po tërheq edhe më shumë turistë të huaj.

Një nga thesaret më të çmuara të Linit janë rrënojat e bazilikës paleokristiane, të zbuluara në majën e kodrës që ngrihet mbi fshat.

Shpallja e Linit si pjesë e Trashëgimisë Botërore përbën një tjetër njohje ndërkombëtare për vlerat historike, arkitektonike dhe natyrore të zonës së Pogradecit.

Ky status i ri vlerëson peizazhin e veçantë natyror që ndërthur trashëgiminë kulturore e natyrore, urbanistikën tradicionale me rrugica kalldrëmi dhe bashkëjetesë komunitare, si dhe arkitekturën vernakulare me teknika e materiale vendase, të përshtatura me klimën dhe resurset lokale.

Fshati ruan strukturën tradicionale urbanistike me rrugica karakteristike prej kalldrëmi, ndërsa arkitektura pasqyron teknika ndërtimi dhe materiale vendase, të përshtatura mjeshtërisht me klimën dhe resurset lokale./atsh

 

You Might Also Like

Në Prishtinë do të promovohet libri “Jam Mysliman” i Ben Blushit

Britney Spears për prindërit e saj: “Ata kurrë nuk do të marrin përgjegjësi për atë që bënë”

Ferizaj mban mbledhje komemorative për koreografin Bajram Tahiri

Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton “kapen” në Paris pasi u njoftua se ishin në një lidhje

Përmbyllet edicioni i 35-të i manifestimit mbarëkombëtar `Flaka e Janarit`

Kosova Times October 25, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Republikanët e moderuar kundërshtojnë Trump duke e quajtur Zelensky një ‘diktator’

Kosova Times Kosova Times February 20, 2025
Peshkaqeni mbyt gruan gjermane (30) në Ishujt Kanarie
Pse ishte e nevojshme kjo “vizitë historike” e presidentit kinez dhe si do të ndikojë në luftën në Ukrainë
Konjufca: Dita e Gruas, ta zgjojë ndërgjegjen për barazi
E aksidenton per vdekje shokun per hakmarrje
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?