Sot parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2°C deri në 5°C, ndërsa maksimalet e ditës do të jenë nga 15°C deri në 17°C.

Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi prej 1 deri në 6 m/s.

Kurse të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë.

Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 7°C dhe 10°C, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin nga 11°C deri në 14°C. Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 9 m/s.