Nëpërmjet një fotoalbumi të publikuar në rrjetet sociale, Rama ndau momente nga punimet e forumit, ku foli për rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian, si dhe për qeverisjen dhe transformimin digjital të vendit.

“Takime, ide, diskutime dhe intervista mbi rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian, qeverisjen dhe transformimin digjital, si pjesë e një dialogu global mbi të ardhmen e ekonomive, institucioneve dhe demokracive në kohë ndryshimesh të mëdha”, u shpreh Rama.

“Berlin Global Dialogue”,  është event që bashkon liderë ndërkombëtarë nga politika, biznesi dhe akademia me misionin për të nxitur dhe promovuar dialogun në fushat kryesore që formësojnë të ardhmen e ekonomisë globale.

Ky forum ka në fokus sfidat globale të ekonomisë, klimës, teknologjisë dhe qeverisjes.