Policia e Kosovës njofton në Prishtinë, një burrë është arrestuar pasi kishte kanosur bashkëshorten e tij, por pas intervistimit dhe konsultimit me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

Në Fushë Kosovë, një person është shoqëruar në stacionin policor për dhunë psikike ndaj viktimës femër, por pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Edhe në Gjakovë, një burrë është arrestuar për fyerje ndaj ish-bashkëshortes, por pas intervistimit është liruar.

Gjithashtu në Malishevë, një burrë është arrestuar për dhunë psikike ndaj bashkëshortes, dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa në Mitrovicë, një mashkull kosovar është arrestuar pasi kishte ushtruar dhunë të vazhdueshme ndaj nënës së tij, dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.