By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Osmani takon mërgatën në Zvicër: Secili prej tyre na bën krenar
January 24, 2026
Kurti: Kosova, vend për të mësuar në praktikë rreth të drejtave të njeriut
January 24, 2026
Ka hyrë në fuqi ngritja e çmimit për mbeturina
January 24, 2026
Uji që vjen nga Liqeni i Badocit vazhdon të jetë i papijshëm
January 24, 2026
Kishin urdhërarrest aktiv, kapen të dyshuarit nga policia në Ferizaj
January 24, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Treni që nuk ndalet nga zhurma!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Treni që nuk ndalet nga zhurma!
Opinion

Treni që nuk ndalet nga zhurma!

Kosova Times
Last updated: 2025/10/25 at 4:39 PM
Kosova Times Published October 25, 2025
Share
SHARE

Nga Vladimir Muçaj

Ka një rregull të pashkruar në komunikim publik: kush e jep lajmin i pari, rrallëherë e ka të plotë.
Por në Shqipëri, ky është një detaj pa shumë vlerë. Mjafton një “thirrje” e përmendur nëpër portale dhe menjëherë ngrihet një ortek reagimesh, opinione, “burime pranë dosjeve” dhe ekspertë të përkohshëm të drejtësisë.
Kështu ndodhi edhe me lajmin e përhapur nga gazetarja Klodiana Lala, se zv.kryeministrja dhe ministrja e Energjisë Belinda Balluku ishte thirrur nga SPAK.
Një informacion që nuk u konfirmua nga askush, por që mori dritë jeshile për t’u shitur si “ekskluzivitet”.
Nëse qëllimi ishte të krijohej zhurmë, atëherë zhurma u krijua me sukses.
Nëse qëllimi ishte të informohej publiku, atëherë mbetëm në vendnumëro.

Ndryshe nga emocionet që kërkon tregu i klikimeve, faktet në këtë histori janë ende në pushim pune.
Gazetarë të tjerë – më të kujdesshëm, më të ftohtë, ndoshta më profesionistë – kontaktuan burime pranë SPAK-ut dhe nuk morën asnjë konfirmim. Dhe pikërisht mungesa e reagimit nga institucioni duhet të kishte mjaftuar për të vendosur një pikë, jo për të hapur një zjarr.

Në anën tjetër, zonja Balluku reagoi me mënyrën më të qetë që njeh politika shqiptare: duke mos reaguar drejtpërdrejt.
Nga Zvicra, ku ndodhej për takime zyrtare, ajo publikoi një video – në tren. Pa deklarata, pa akuza, pa ndjenja viktimizimi. Vetëm një fjali: “Projektet tona do të vijojnë me vrull.”
Një fjali e thjeshtë që mund të lexohet edhe si përgjigje për të gjithë ata që prisnin panik.
Në fakt, mesazhi i saj ishte më politik se çdo reagim: “Unë vazhdoj punën, ju vazhdoni zhurmën.!”
Dhe ky është një dallim që ndan zyrtarët e zakonshëm nga ata që e njohin peshën e përgjegjësisë.

Në këtë vend ku çdo lajm bëhet “hetim” dhe çdo dyshim “faj”, është e lehtë të ngatërrosh perceptimin me realitetin.
Por qetësia është armë e rrallë në politikë, dhe Balluku e përdori atë me një elegancë që vlen më shumë se çdo diskutim, debat apo lojëra fjalësh!
Ndonjëherë, mbrojtja më e fortë është mungesa e nervozizmit.!

Ndërkohë, SPAK-u heshti. Siç duhet të heshtë çdo institucion serioz që punon me dosje, jo me tituj portalesh. Dhe heshtja e tij, në këtë rast, foli më shumë se çdo komunikatë.

Në fund të ditës, treni i Belindës vazhdoi të ecë.!
Zhurmat mbetën në stacion, duke e parë nga dritarja.
Dhe ndoshta ky është dallimi i vërtetë mes politikës së punës dhe politikës së fjalëve…

 

You Might Also Like

Shteti i së drejtës nuk mbrohet duke lejuar gjykatat të ndryshojnë përbërjen e qeverisë! Kushtetuesja do e mund arsyetimin e SPAK-ut…

Trump sulmon ashpër Evropën, e quan Danimarkën ‘mosmirënjohëse’, kërkon Groenlandën në Davos

Një Holodomor me Temperaturë të Ulët

Pse Rusia hyri në luftë kundër Ukrainës

Krishtlindja e politikës së madhërisë serbe të turpit

Kosova Times October 25, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Tragjedi në Irak, rreth 50 viktima nga zjarri në një qendër tregtare

Kosova Times Kosova Times July 17, 2025
Tiranë, ShBA deklaron se do të angazhohet në Komisionin e Posaçëm antikorrupsion
Prilepin: Rusia për të fituar duhet ta privojë Ukrainën nga Deti i Zi
Çmime marramendës për biletat për ndeshjen hapëse të Evropianit
Ekipet ndërkombëtare do të dërgohen në të gjitha centralet bërthamore të Ukrainës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?