By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
BE akuzohet për nxitjen e luftës së Putinit pas importimit të 7.2 miliardë eurove të LNG-së ruse
January 11, 2026
Numri i të vdekurve në Iran po rritet
January 11, 2026
“Putini është i shqetësuar dhe i frikësuar”: Çfarë mesazhi po dërgon me Oreshnik
January 11, 2026
Aksi Ferizaj–Gjilan i pakalueshëm, rrugët tjera në Ferizaj të lira
January 11, 2026
Armë dhe mjete të ftohta të konfiskuara në Obiliq dhe Prizren
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ligji i ri për barnat, qytetarët ankohen për rritje çmimesh në barnatore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Ligji i ri për barnat, qytetarët ankohen për rritje çmimesh në barnatore
Lajme

Ligji i ri për barnat, qytetarët ankohen për rritje çmimesh në barnatore

Kosova Times
Last updated: 2025/10/26 at 6:06 PM
Kosova Times Published October 26, 2025
Share
SHARE

Me zbatimin e Ligjit për çmimin e barnave në Kosovë, në disa barnatore në kryeqytet thonë se ka ngritje të çmimeve të barnave. Këtë e konfirmon edhe Oda e Farmacistëve të Kosovës, ndërsa qytetarët ankohen për kosto të larta. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë për Radio Kosovën se ka shqyrtuar një numër ankesash dhe po ndërmerr masa ndaj shitjes së barnave me çmime jashtë listës zyrtare.

 

Me hyrjen në fuqi të Ligjit për çmimin e barnave në Kosovë, qytetarët po raportojnë ndryshime të ndjeshme në çmimet e produkteve farmaceutike. Në disa barnatore të kryeqytetit çmimet për disa produkte farmaceutike janë rritur, thonë për Radio Kosovën disa farmaciste në barnatoret e kryeqytetit. Ato theksojnë se përballen çdo ditë me ankesa nga qytetarët për rritjen e çmimeve të disa barnave krahasuar me periudhën e mëparshme.

“Po kemi shumë ankesa nga qytetarët, sidomos kur blejnë terapi me çmime më të larta se sa që i kanë marrë me herët. Qytetarët nganjëherë hezitojnë me i marrë hapat me çmim më të lartë. Ne po i respektojmë masat që i ka vendos Ministria e Shëndetësisë dhe krejt çmimet e barnave në barnatoren tonë janë sipas listës së Ministrisë se Shëndetësisë. Megjithatë kemi shumë ankesa nga qytetarët për çmime të larta”, theksojnë disa farmaciste.

Edhe Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Kadri Bytyqi, konfirmon se me zbatimin e ligjit, në disa produkte farmaceutike është vërejtur ngritje e çmimeve. Ai thekson se barnatoret në të gjithë vendin janë duke e zbatuar ligjin në tërësi.

“Është e vërtet që goxha një numër i madh i barnave u është rritur çmimi, në vend që të kishte efekt të kundërt për atë të cilin për çfarë është aprovuar ligji. Çmimet janë të larta si arsye e pa maturisë, veprimeve të shpejta pa transparence nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë. Për këtë arsye ka ndodh edhe kjo ngritja e çmimeve”, thekson ndër të tjera kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Kadri Bytyqi.

Ndërsa nga Ministria e Shëndetësisë, zëdhënësja  Gjylferie Zabeli, thekson për Radio Kosovën, se procesi i harmonizimit të çmimeve është i domosdoshëm për të balancuar interesat e pacientëve, institucioneve shëndetësore dhe operatorëve ekonomikë, gjithmonë në përputhje me dispozitat ligjore.

“Inspektorati Farmaceutik në bashkëpunim me Inspektoratin e Tregut, ka kryer inspektime të përbashkëta për çdo ankesë që është adresuar tek ne, të cilat janë trajtuar me prioritet të lartë dhe janë marrë veprime ligjore sipas kompetencave të përcaktuar me ligj dhe akte nënligjore. Deri më tani janë shqyrtuar një numër i konsiderueshëm i ankesave dhe janë marrë masa lidhur me shitjen e produkteve medicinale me çmim jashtë listës zyrtare të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë”, ka konfirmuar Zabeli.

Në anën tjetër, Besim Kodra nga Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Pacientëve, potencon se Ministria e Shëndetësisë, përmes inspektoreve të saj, duhet t`i monitoroj në vazhdimësi barnatoret në terren. Kodra më tej shton se në rast se inspektorët hasin në parregullsi, atëherë duhet t`i gjobisë secilin që provon t`i lëviz çmimet jashtë çmimores se Ministrisë së Shëndetësisë.

You Might Also Like

Aksi Ferizaj–Gjilan i pakalueshëm, rrugët tjera në Ferizaj të lira

Armë dhe mjete të ftohta të konfiskuara në Obiliq dhe Prizren

Dhunë fizike dhe familjare, policia raporton për disa raste

Klikoi në link mashtrues, i zbrazet llogaria bankare pesonale dhe e firmës

Mot i ftohtë me reshje bore, temperaturat nën zer

Kosova Times October 26, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kryeministri Kurti përkujton Heroin Isa Kastrati, në 24-vjetorin e rënies

Kosova Times Kosova Times April 22, 2023
Rreziku nga pickimi i rriqrave, IKShP del me rekomandime për qytetarët
Scholz i kërkoi Evropës “të mos ketë frikë nga Rusia” dhe të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën
Kryeministri sllovak u shfaq për herë të parë në publik pas atentatit
Videnoviq hapur: Nëse është lojë, perëndimi Serbisë mund ti fal sulmin terrorist në Banjskë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?