By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi për 29 janar
January 29, 2026
Shikoni çmendurinë e paparë në Ligën e Kampionëve: Portieri i Benficës shënoi gol në sekondën e fundit
January 28, 2026
January 28, 2026
January 28, 2026
Nuk tolerohet më ndotja, Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotësve
January 28, 2026
Presidentja Osmani ua dorëzon flamurin përfaqësuesve të Kosovës në LOD 2026
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Një kurorë diamanti e Napoleonit del në ankand
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Një kurorë diamanti e Napoleonit del në ankand
Rajon / Botë

Një kurorë diamanti e Napoleonit del në ankand

Kosova Times
Last updated: 2025/10/26 at 7:55 AM
Kosova Times Published October 26, 2025
Share
SHARE

Një kurorë diamanti, që i përkiste dhe u braktis nga Napoleon Bonaparte pas Betejës së Waterloo-s, do të dalë për herë të parë në ankand.

Kurora, e përbërë nga gati 100 diamante, u la pas kur perandori u tërhoq nga fusha e betejës së Waterloo për t’u kthyer në Paris, dhe tre ditë më vonë iu dhurua mbretit të Prusisë si pjesë e trofeve që ushtritë e tij morën me vete.

Tani,  ajo  do të shitet për herë të parë në ankandin “The Royal and Noble Jewels Sale” të “Sotheby’s” në Londër më 12 nëntor, me një çmim të parashikuar prej 112,674 deri në 187,790 paund

Kurora ka në qendër një diamant oval të madh, me peshë 13,04 karatë, i rrethuar nga gati 100 diamante të tjera me forma dhe madhësi të ndryshme.

Krijuar për Napoleonin e Parë rreth vitit 1810, karfica ndoshta përdorej në raste të veçanta dhe përfaqëson fundin e ëndrrës së tij për të ruajtur dhe zgjeruar perandorinë, duke shënuar gjithashtu një ndryshim historik të pushtetit në Evropë me ngritjen e Prusisë.

Një zbukurim flokësh me perla, që i përkiste Cunegonde de Saxony, kushërirës së mbretit Louis XVI të Francës dhe bashkëshortes së Marie Antoinette, do të dale gjithashu në ankand.

Ky zbukurim, pjesë e një kurorë e cila u çmontua dhe rindërmua rreth vitit 1840, dhe kurora me perla natyrale dhe diamante, pritet të shitet për 320,815 deri në 471,708 paund.

Një unazë diamanti me ngjyrë të lehtë rozë do të dalë gjithashtu për herë të parë në ankand.

Pesha e saj është pak më shumë se 13 karatë dhe është pjesë e një koleksioni prej 20 bizhuterish që i përkisnin një prej princeshave të fundit osmane, Neslishah Sultan. Unaza parashikohet të shitet për 226,483 deri në 377,472 paund.

“Është një privilegj i madh të mund të sjellim në ankand këto bizhuteri të mrekullueshme me një prejardhje prestigjioze, vit pas viti në Gjenevë”, tha  Andres White Correal, drejtori i bizhuterive fisnike.

“Ankandi ynë ‘Royal and Noble’ vazhdon të jetë i pakrahasueshëm në botën e ankandeve dhe vendos vazhdimisht standardin”, shtoi ai.

You Might Also Like

Italia heton “safarin e Sarajevës”. Qyteti i Sarajevës: Do t’i bashkohemi padisë

Gjermania: Hetim për pastrim parash në Deutsche Bank

Lufta kthehet në Detin e Zi. Putini ndjek atë që dëshiron që nga dita e parë

Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze

Dy gra ruse u ndaluan në SHBA pasi hynë në një bazë ushtarake

Kosova Times October 26, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Gjinushi:Në periudhat më të vështira ASHAK u shndërrua në qendër rezistence

Kosova Times Kosova Times December 10, 2025
Pse nuk votuan të rinjtë në Shqipëri?
Manchester City vazhdon përgatitjet edhe gjatë Krishtlindjeve
Surprizë në Çeçeni: Kadyrov i kërkon Putinit ta shkarkojë nga detyrat
Një komandant i Hamasit vritet nga sulmi izraelit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?