Sipas raportit të policisë, një person mashkull ka njoftuar se vetura e tij u vodh nga parkingu i një pompe të derivateve në Bresje, Fushë Kosovë, më 25 tetor 2025, rreth orës 13:41. Në momentin e vjedhjes, çelësat e automjetit ndodheshin brenda në veturë. Rasti është duke u hetuar.

Një tjetër vjedhje është regjistruar më 24 tetor 2025 në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku një shtetas i huaj ka raportuar humbjen e skuterit të tij. Edhe ky rast është duke u hetuar nga autoritetet.