Sipas policisë, rasti kishte ndodhur rreth orës 06:20, kur viktima, gjatë ecjes në rrugë, ishte sulmuar nga tre persona të panjohur, të cilët i kishin shkaktuar lëndime trupore dhe i kishin grabitur telefonin celular, për t’u larguar më pas në drejtim të panjohur.

“Pas një pune hetimore intensive, hetuesit rajonalë kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë dy persona të dyshuar për këtë rast. Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe përfaqësuesit të Qendrës për Punë Sociale”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për identifikimin e personit të tretë të përfshirë në rast janë në vazhdim.