Sipas raportit policor, rasti i parë ka ndodhur në Ferizaj, ku janë arrestuar dy persona të dyshuar pasi që, duke mos përfillur urdhrat e ligjshëm, kanë penguar dhe sulmuar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës.

Si pasojë e incidentit, një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti i dytë është regjistruar në Kaçanik, kur patrulla policore kishte dalë në vendin e një aksidenti trafiku.

Gjatë ndërhyrjes, njëri nga personat e përfshirë në aksident nuk iu bind urdhrave të policisë dhe sulmoi zyrtarët policorë, të cilët më pas morën trajtim mjekësor.

Edhe në këtë rast, i dyshuari u arrestua dhe me vendim të prokurorit u dërgua në mbajtje.