By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Reçel gështenje me vanilje dhe rum
January 19, 2026
Mish viçi në një salcë perfekte
January 19, 2026
Hilton del jashte kornizave të hoteleve – Apartment Collection po ndryshon rregullat e akomodimit global nga viti 2026
January 19, 2026
Serbia përfiton nga sanksionet ndaj naftës, ndërsa rusët kërkojnë të shesin aksionet e rafinerisë
January 19, 2026
SHBA-të përgatitin ‘Opsionin e Porto Rikos’ dhe Qiranë Shekullore për Grenlandën
January 19, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Këshilli i Investitorëve bën thirrje për avancim të procesit të SEPA-s
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Këshilli i Investitorëve bën thirrje për avancim të procesit të SEPA-s
Ekonomi

Këshilli i Investitorëve bën thirrje për avancim të procesit të SEPA-s

Kosova Times
Last updated: 2025/10/27 at 2:34 PM
Kosova Times Published October 27, 2025
Share
SHARE

Këshilli i Investitorëve Evropianë (EIC) në Kosovë mirëpret përkushtimin e institucioneve vendore dhe të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për anëtarësimin e vendit në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), si dhe bashkëpunimin e ngushtë me Komisionin Evropian në këtë drejtim. Ky proces shënon një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të sistemit financiar dhe përafrimit me standardet evropiane financiare.

“Anëtarësimi në SEPA do të sjellë përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët dhe bizneset, duke mundësuar pagesa më të lira, më të shpejta dhe më të sigurta, qasje më të mirë në tregje ndërkombëtare, si dhe përmirësim të menaxhimit të likuiditetit për ndërmarrjet vendore. Bazuar në vlerësime të fundit, vonesat në këtë proces i kanë kushtuar ekonomisë së Kosovës rreth 29 milionë euro vetëm në gjashtëmujorin e parë të vitit, ndërkohë që përfitimet vjetore të mundshme kapin vlerën e 55 milionë eurove”, thuhet në komunikatën e Këshillit të Investitorëve Evropianë.

Këshilli i Investitorëve Evropianë vlerëson punën e madhe teknike dhe rregullative që BQK, me ndihmën e Bankës Botërore dhe në koordinim të ngushtë me Komisionin Evropian, ka realizuar deri më tani. Ky proces ka avancuar ndjeshëm, dhe, duke pasur parasysh rëndësinë e të njejtit për sektorin privat dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, EIC avokon që shqyrtimi i ligjeve përkatëse nga Gjykata Kushtetuese të mundësojë vazhdimësinë e reformave me kohë dhe në mënyrë të harmonizuar me interesin publik.

Sipas Këshillit të Investitorëve Evropianë, Kosova ka mundësinë reale të mos mbetet prapa vendeve fqinje në këtë fushë dhe të përfitojë plotësisht nga përfshirja në rrjetin unik të pagesave evropiane.

“Anëtarësimi i Kosovës në SEPA do të modernizojë infrastrukturën financiare, do të ulë kostot për bizneset dhe qytetarët dhe do ta bëjë ekonominë tonë më tërheqëse për investime të reja.  Këshilli i Investitorëve Evropianë mbetet i përkushtuar të informojë gjerësisht për vlerën që SEPA sjell për ekonominë dhe qytetarët e vendit”, thuhet në komunikatën e Këshillit të Investitorëve Evropianë.

Ndryshe Banka Qendrore e Kosovës më 14 tetor 2024 ka realizuar fazën e para-aplikimit dhe ka dorëzuar zyrtarisht dokumentacionin përkatës pranë organit kompetent të Komisionit Evropian për këtë qëllim (DG FISMA) dhe Këshillit Evropian të Pagesave (EPC).

Po çështja ka ngecur për shka se disa ligje ndodhen në shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese në kuadër të një serë ligjesh, pavarësisht se nuk janë kontestuar asnjëra në kuptim të përmbajtjes (por procedurës parlamentare), madje edhe pse Ligji për Bankat në fakt ka qenë në lexim të dytë (duke ndjekur të gjitha hapat procedurale) dhe për këtë aplikimi final nuk është i mundur.

 

You Might Also Like

Reçel gështenje me vanilje dhe rum

Mish viçi në një salcë perfekte

Hilton del jashte kornizave të hoteleve – Apartment Collection po ndryshon rregullat e akomodimit global nga viti 2026

Startup-i i Silicon Valley hap rezervimet për hotelin e parë në Hënë

Bananas Foster: Një recetë për një ëmbëlsirë të ngrohtë që do të hahet me akullore vaniljeje

Kosova Times October 27, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

3.7 milionë euro pasuri të sekuestruara në 3 muajt e fundit të vitit 2024

Kosova Times Kosova Times March 3, 2025
Twitter i jep fund politikës për menaxhim të dezinformatave për koronavirus
Rusia po rindërton kapacitete për të destabilizuar Evropën, thotë një raport britanik; përmendet edhe Kosova
Kryeministri Kurti dhe grupi parlamentar i socialdemokratëve portugez për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve
Situata në veri heq nga agjenda liberalizimin e vizave
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?